Hyrje » VIP etj » vip shqiptare »
Mihrija dhe Naimi, ju gatuajn “VIP Shpisë “darkën(video)
E diela do të jetë shumë e nxehtë brenda shtëpisë më të madhe në Kosovë, “VIP Shpija 2”, ku i ‘zoti i shtëpisë’ do ta tregojë, si anën e tij komike, ashtu dhe dorën e tij dredharake ndaj banorëve.
Sipas burimeve të Telegrafit, si agjente sekrete në shtëpi sonte mbrëma do të hyjë këngëtarja me karakter kontravers, Albërie Hadërgjonaj, e cila sigurisht për detyrë kryesore do ta ketë nxitjen e debateve mes protagonistëve brenda shtëpisë.
Mysafire speciale do të jetë vajza e Albëries, Angjelina Hadërgjonaj, ndërsa darkën banorëve do t’ua gatuajnë, askush tjetër pos Naim Abazit dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mihrije Braha.
Watch live video from gezuar2011 on Justin.tv





