Hyrje » Norvegji » QIKSH - NORVEGJI »
Në qendër të Oslos u vu gurthemeli i Qendrës shqiptare
Shqiptarët në diasporën e largët të Norvegjisë, arritën të realizojnë një akt të shenjtë madhorë. Ata dje vënë gurëthemelin e qendrës së re shqiptare, përkatësisht xhamisë shqiptare mu në mesin e qendrës të kryeqytetit, Oslo.
Në praninë e delegacioneve të ndryshme fetare dhe shtetërore të ardhur nga vendlindja dhe diaspora shqiptare e Zvicrës. Kryesia e QIKSHN-së së bashku me antarët e kryesisë së fondit “Ndihmo edhe ti” dhe imamin e qendrës Bekim ef. Sulejmani, realizuan mjaft me sukses vënien e gurthemelit të kësaj qendreje të madhe që do të ndertohet prej një afati kohor prej 12 muajsh në një sipërfaqe prej 1800 m2.
Në këtë manifestim të gurthemelit ishin prezent përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Mr. Ekrem ef. Simnica, Sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Afrim ef. Tahiri, ish imami i QIKSHN-së, Dr. Musli Verbani-kryetarë i këshillit në Kaçanik, kryeimami i myftinisë të Tetovës, Ejup Selmani. Në mesin tonë kishte ardhur edhe imami i xhamisë së Cyrihut të Zvicrës, afez Nebi ef. Rexhepi. Ftesës i ju kishin përgjgjur edhe ambasadori i Arabisë Saudite, z. Halid Sherif i shoqëruar nga delegacioni pranë ambasadës së tyre. I pranishëm
ishte ambasadori i
Maqedonisë, Goran Cekov, përfaqësues nga policia e Oslos, z. Erik Andersen, perfaqësues i bankes që financoi projektin e ndërtimit, inxhinieri, arkitekti i objektit, Bashkësia Islame e Norvegjisë, Kryesia e xhamisë së Drammen-it, xhamisë së boshnjakëve në Oslo, perfaqesues të xhamisë më të madhe në Oslo, Rabita, dhe shum xhematlinjë, afaristë dhe aktivistë të denjë të kombit. Këtë manifestim e bëri edhe më madhështorë dhe më të begatshëm prania e nënave dhe motrave tona së bashku me fëmijët tanë, për të cilët edhe po ndertohet kjo qender. Fëmijët janë ardhmëria jonë, prandaj kjo ishte edhe motoja e gjithë folësve rasti në këtë tubim gurëthemeli dje me datë 20. maj 2011 ora 15:30 në Sverresgata 8 në qendër të Oslo-s./QIKSHN/
-
Dimri
-
Robiel
-
mahotetova
-
Killey
-
albani
-
Sambh
-
serish vjen marsi
-
Ahmed
-
serish vjen marsi
-
Ardian Moni
-
Ardian Moni
-
albani
-
serish vjen marsi
-
XILI
-
feri
-
hasi
-
Julia
-
deni
-
Ramadani
-
Daniil





