Hyrje » Suedi » PERSONAZHE » Emir Bajrami futbollist »
Emir Bajrami do të lueja për Kosovën
Reprezentuesi i Suedisë, Emir Bajrami mund të heq dorë nga privilegjet që i ofron përfaqësuesja e Suedisë dhe të luaj për Kosovën. Gjatë një vizite në Kosovë, për herë të parë pas 11 viteve, Bajrami e ka lënë të hapur mundësinë për një kalim të tillë. Ai të shtunën vizitoi Federatën e Futbollit të Kosovës, raporton Koha Ditore.
“Për momentin Federata e Futbollit e Kosovës nuk është e pranuar në FIFA dhe situata është e tillë që unë luaj për Përfaqësuesen e Suedisë. Mirëpo, kur të pranohet FFK-ja atëherë seleksionuesi Albert Bunjaki mund të më bëjë ftesë dhe do të ulemi e të bisedojmë për këtë cështje:, ka thënë Emir Bajrami.
-
SUEDI





