Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Doli nga shtypi në suedisht libri për fëmijë dhe të rinj “Bubulino”

 

Këto ditë në Borås të Suedisë doli nga shtypi libri për fëmijë i shkrimtarit shqiptar Viron Kona në botim të redaksisë së revistës në shqip “Dituria” dhe në mbështetjen financiare të Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” po nga ky qytet, publikim i shtëpisë botuese “Shota” nga Gislaved i Suedisë me pronar shkrimtarin e njohur Hamit Gurguri. Përkthimi është bërë në mënyrë profesionale nga ana e Qibrije Hoxhës e redaktrurën e librit e ka berë redaktori i revistës “Dituria” Sokol Demaku.

Libri ka 116 faqe me 37 tregime nga vëllimi i parë dhe i dytë i libri po me të njejtin titull “O more Bubulino” i ndarë në dy pjesë pra janë tregimet e dy pjesëve të para. Libri është shtypur në shtypshkronjën “Bording” në Borås të Suedisë. Libri hapet me fjalën e hyrje të prof. Dr. Gjevalin Kurtaj për veprimtarinë e autorit të librit Viron Kona e pastaj me një shënim mbi autorin, jetën dhe veprat e tija. Ky është libri i dytë në suedisht i redaksisë së revistës “Dituria” dhe se mendohet që edhe në të ardhmen të vazhdohet me përkthimin dhe publikimin e librave të shkrimtarëve e dhe poetëve shqiptar në suedisht nga ana e kësaj redaksie.

Janë bërë 11 libra deri tani, me afër 1600 faqe gjithsej. Por, me sa duket, ai s`ka ndërmend të ndalet. Nuk thonë kot që, “Po e nise vallen, çoje deri në fund!” thotë autori i Bubulinos. Bubulinoja ka marrë zotim të jetë i pari njeri, që do të shkelë në Mars dhe kjo do të bëhet se s`bën. Ai është i vendosur dhe unë jam i sigurt, se ai e mban fjalën dhe këtë do e bëjë me të kthyer nga Skandinavia konkretisht nga Borås i Suedisë. Viron Kona për ketë libër ka marrë çmimin e UNESKO-s. Ne i dëshirojmë rrugëtim të mbar në gjithësi Bubulions e shkrimtarit Viron Kona punë të frytshme dhe qëndrim të këndshëm në Borås të Suedisë.

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com