Hyrje » VIP etj » vip shqiptare »
Xuxi ofendon Bertinën : Ke bërë seks para miliona shqiptarëve(video)
“VIP Shtëpia 2” në Kosovë, po e konkurron “denjësisht” reality-show-n që zhvillohet në Shqipëri “Big Brother”, pasi sherret e debatet banale nuk po marrin fund. Pas daljes së këngëtarit nga Shkupi, Berkani, disa banorë janë përplasur sërish me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpi.Xuxi hapi një konflikt me Bertinën, vetëm pse konkurrentja e BB3 e thërriste me nofkën ”Xhaxhi Xux”. Xuxi i bërtiti asaj gjithë nerva, duke futur në mes edhe të dashurin e kacurrelses së bukur, Erionin. Sipas 42-vjeçarit Xuxi, Bertina ka marrë pjesë në “Big Brother” për të zënë të dashur. “Ti ke bërë seks para miliona shqiptarëve dhe tani erdhe në Kosovë, për të më thënë mua ashtu e kështu”, – është shprehur këngëtari, i cili kohë më parë ka thënë, se nuk do të futej në shtëpinë e Big Brother, edhe sikur t’i ofronin gjithë paratë e botës. Nga ana e saj, Bertina është përgjigjur se nëse ai s’do, ajo është e gatshme të mos flasë fare me të, por Xuxi duhet të mos e përmendë fare Erionin, të dashurin e saj. Nga Shqipëria, Erioni, i cili ndjek zhvillimet e “Vip Shtëpia” përmes televizorit, ka reaguar i nervozuar përmes facebook-ut në lidhje me këtë debat.
E perserisim kete shkrim per arsye te disa vizitorëve qe kishin problem ne hapjen e videos ne versionin justin,prandaj tani video është e vendosur nga Youtube dhe shpresojmë që problemet janë evitue/kosovalbaner.com/





