Hyrje » VIP etj » vip shqiptare »
Vip Shpija pajton Sinanin dhe Rovenën(video)
Mysafirë në “Vip Shpija 2” ishin këngëtarët Sinan Hoxha dhe Seldi. Futja në shtëpi e Sinan Hoxhës ka shënuar edhe pajtimin mes tij dhe këngëtares Rovena Stefa, të cilët nuk kishin komunikuar me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë. Dyshja kohë më parë kishin pasur një konflikt mes vete dhe nga ai moment nuk kanë ndërruar fjalë. Por, dje Rovena dhe Sinani kanë folur për herë të parë me njëri-tjetrin pas gjithë asaj kohe dhe duket se kanë vendosur që gjithçka ta lënë mbrapa dhe t’i kthehen normalitetit.





