Hyrje » Suedi » Goran Wassenius »
Suedezi që “Qan” shqip!
Aktivisti, humanisti dhe miku i shqipëtarëve në Suedi dhe kudo që janë.Njëherit dhe autorë i Librit “ Den mystiska sjukdomen” e përkëthyer në gjuhën shqipe me titullin “Sëmundja mistike”.
Görani, para se të njifej me shqiptëtarët e Suedisë punonte në gjimnazin e Filipstadit në krahinën Värmland të Suedisë, si professor i historisë dhe sociologjisë.
Një ditë krejtësisht e rëndomtë për të gjithë kolegët e tij në shkollë, e shtyu Göranin të interesohet për shqiptarët e Kosovës. Atë ditë kishte lexuar se në Kosovë, kishte ndodhur dicka tragjike në shumicën e shkollave fillore dhe të mesme. Kishte ndodhur helmimi i më se 7000 fëmijëve dhe të rinjëve. Gjithashtu kjo gjë ishte komentuar edhe nga kolegët e tij. Kjo gjë e kishte tronditur Göranin tej mase. Gjatë ditëve në vijim kishte lexuar se nga Kosova vinin shumë refugjatë.
Pa u vonuar fare i përvishet punës në kërkimin e viktimave të helmimeve të cilët mund të ken qenë në kampet e azilkërkusëve në afërsi të Filipstadit. Në fillim kishte vështirësi komunikimi me shqiptarët refugjat. I kishte vizituar disa familje ku kishte viktima të helmimit, por nuk kishte mundur të i intervistonte në detalje. Dikush i kishte tregue se ka edhe arsimtarë që e flasin gjuhën angleze të cilët kan qenë dëshmitarë të shkollave ku ka pasë helmame.
Një ditë pas dite cingërron telefoni te unë. Një njeri prezentohet në gjuhën angleze dhe kërkon të flasë me mua. Më tregoi kushë dhe cka është dhe më luti të takohemi sa më parë. E ftova përzemërsisht të na vizitonte. Tërë ditën qëndroi me mua dhe me familjen time. Biseduam gjërë e gjatë,për të gjitha cka po ndodhnin në Kosovë. Temat kryesore ishin helmimet. Kur ia tregova disa detalje , aq shumë u prek sa që syt me lot iu mbushën. Vonë në mbrëmje e përcolla deri te makina e tij. Nuk mund të ndahej nga unë. Më luti që të takohemi shum shpejt. Me gjithë dëshirë pranova dhe filluam të takohemi cdo të diel.
Gjithëmonë shkruante në fletore dhe javëve në vijim publikonte artikuj të ndryshëm nëpër gazetat e ndryshme të Suedisë. Dëshironte që qështja e shqipëtarëve të internacionalizohet sa më shpejt. Komunikonte edhe me shtetet tjera të Europes. Në dhjetorë të vitit 1993, së bashku me disa aktivist të tjerë formoi shoqatën me emrin “Stöd Kommite för Kosova” (Komiteti për përkrahjen e Kosovës). Kjo shoqatë u rrit shumë shpejt dhe u bënë qindra anëtarë, ku shumica ishin suedez të cilët ishin shumë të intersuar se cka po ndodhëte në Kosovë. Bëheshin takime në shumë qytete. Diskutohej shumë për Kosovën. Görani gjithëmonë ishte prezent në këto takime. Organizonte edhe demostrata në qytetet e medha të Suedisë dhe mbante fjalime para turmave të demonstruesve.
Görani e vizitoi Kosovën disa herë para lufte dhe u takua edhe me Fehmi Aganin, Bajram Kelmendin, Dr. Agim Pecin e shumë mjek të tjerë. Mundohej që të mblidhëte sa më shumë fakte rreth helmimeve. Shpeshëherë edhe rrezikonte jetën e vet. Kur këthehej nga Kosova ishte i mbushur plot mëllef nga padrejtësitë që i shifte atje. I përvishej punës dhe shkruante artikuj të ndryshëm kunder regjimit serb në Kosovë. Shpeshëherë shkruante dhe debatonte me gazetarë të tjerë që i kundërviheshin shkrimeve të tij. Hynte në debatt edhe me serbët të cilët pastaj edhe i kërcënoheshin. Por Görani nuk trembej. Bëhej edhe më fortë.
Në prill të vitit 1994 pasi që meta vetëm në Suedi, Görani më ofroi që të banoj te ai në shtëpinë e tij në Filipstad, pasi që i duhesha në përkëthimet e shumëta. Për cdo natë diku kah ora dy pas mesnate na vinin me fax lajmet ditore nga Qendra për Informim e Kosovës. Lajme të citat ia përkëtheja në gjuhë angleze dhe pastai ai në suedisht, dhe kështu nga këto burime ai përpilonte artikuj të ndryshëm për ti publikuar nëpër gazeta suedeze. Shpeshëherë mëngjesi e agonte duke shkruar për shqiptarët. Paralelisht punonte edhe në gjimnaz.
Göranit i interesonte gjithëcka rreth shqiptarëve në përgjithësi, kështu që porositi libra nga shkrimtarë të shumtë botërorë që kishin shkruar për shqiptarët. I vinin libra nga Amerika dhe nga Europa. E zinte gjumi me libër në dorë. Kështu që u bë edhe ekspert fortë në njohjen e Kosovës. Një ditë na lindi idea që të bënim edhe nja ekspozitë për shqiptarët e Kosovës. Ekspozitës ia dha titullin “Varför flydde dem” (Pse ikën ata), të cilën e ekspozuam në biblioteket kryesore të Värmlandit, e gjithashtu në disa shkolla të mesme të qyteteve. Gjithëmonë i lakmoja në gjakëftoftësin dhe durimin që kishte. Pasi që kishte dituri të forta për Kosovën i lutesha shpesh që ta shkruante një libër për helmimet. Me buzëqeshje refuzonte duke thënë se duhen dëshmi të shumta për atë cka shkruan njeriu, sepse pa argumente shkrimet nuk e kan efektin e vet. Pa hamendje të gjatë iu përvesh punës rreth Libris por donte të kontaktonte me sa më shum mjek të Europës që kishin qenë të involvuar në ketë qështje. Ai, kur mori informata për mjekët u nis nëpër Europë për tu takua me ta personalisht. Kishte vështirësi të medha për të i gjetur njerëzit që i nevoiteshin. Por ia arrinte qëllimit dhe mblodhi dëshmi të shumta.
Më në fund e shkroi librën. U gëzua, por edhe u dëshprua se i dukej kjo gjë e vonuar. Mirëpo ne, miqët e tij i japshim kurajo duke i thënë se libra e tij është shumë e rëndësishme për njërëzimin e botës së qytetëruar për të dokumentuar hipokrizinë e diktatures serbe.
Nuk shkoi shumë kohë dhe nja ditë reagoi ambasada e Serbisë duke iu kërcënuar që ta akuzonte për shkrimet e tij kunder Serbisë. -U gëzua pa masë nga ky reagim i ambasadës së Serbisë dhe duke qeshur me të madhe tha: -Më në fund qëllimi u arrit. Do ta përkëthejmë edhe në gjuhën shqipe. Librin e promovoi në shumë qendra e gjithashtu edhe në festivalen e shkrimtarëve të Värmlandit i cili u mbajt në qendër të qytetit Filipstad ku ishte i mbushur plot me qytetarë suedez të cilët e pergëzuan për suksesin e tij.
Tani Görani në ditët e pleqërisë po përgaditet që edhe njëherë ta vizitojë Kosovën e Pavarur, për të i vizituar dhe uruar miqët e shumtë që i ka në Kosovë. Ai thot se kësaj radhe do shkojë në Kosovë pa patur frikë që në kufi askush nuk do ta maltretoi si dikurë kishte ndodhur disa herë.
Për Göranin mund të shkruhet një libër i tërë por kësaj radhe kaq./kosovalbaner.com/
Mehmet Mustafa
Karlstad, SUEDI
