Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ogreni dhe Neda tashmë dalin si çift i fejuar

 

Kur ishin brenda shtëpisë së “Big Brother”, familjarët e tyre nuk krijuan asnjëherë komunikim me njëri-tjetrin, edhe për faktin se ndoshta nuk donin të hidhnin një hap para çiftit. Por Ogreni dhe Neda tashmë e kanë shprehur hapur ndjenjën që kanë ndaj njëri-tjetrit, edhe në intervistat që kanë dhënë në media, duke qëndruar gjithmonë bashkë dhe duke u deklaruar jo thjesht si një çift të dashuruarish, por si një çift ku kanë përfshirë dhe familjarët e tyre në këtë lidhje. Edhe pse janë shumë të rinj, Ogreni, 26 vjeç dhe Neda, 20 vjeç, ashtu siç e parashikuan disa banorë të tjerë, duket se ata e kanë marrë shumë seriozisht. Më shumë sesa Ogreni i afruar me prindërit dhe motrën e Nedës, është Neda ajo që është parë shpesh të darkojë me prindërit e Ogrenit, veçanërisht me motrën e tij Pamela, e cila u bë shpesh protagoniste në intervista të shumta që dha për Ogrenin, ndërsa ai ishte në lojë. Edhe pse nuk dha ndonjë mendim konkret për Nedën, tashmë ajo dhe prindërit e konsiderojnë Nedën pjesë të familjes së tyre. Ndërkohë që Ogreni dhe Neda i kanë rezervuar dhe shumë momente intimiteti njëri-tjetrit. Ata të dy sapo janë kthyer nga disa pushime disaditore në Budva (Mal të zi), për t’u larguar nga zhurma dhe stresi i 100 ditëve të lojës, që për ta ishin dhe më të vështira, pasi u bënë objekt komentesh dhe thashethemesh mes ish-banorëve. Fotot e realizuara atje dhe informacionet për jetën që po bëjnë tashmë që “BB4” mbaroi, ata i kanë prezantuar në dy profilet e tyre të fansave në Facebook, profili i Ogrenit me 5 mijë fansa dhe i Nedës, me mbi 20 mijë fansa. Ata janë shumë të lidhur me fansat e tyre, ndryshojnë shpesh statuset, informojnë për jetën e tyre dhe komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme. Thuhet se ata kalojnë shumë kohë bashkë, pavarësisht se Neda është ende studente, ndërsa Ogreni është duke menduar se ku do të pozicionet me punë, pas një eksperience të gjatë pune në Areroportin e Rinasit. Lidhja Ogren–Neda ka qenë një nga lidhjet më shumë të diskutuara brenda shtëpisë së BB4 dhe që ka pasur shumë kundërshti nga banorët e tjerë, të cilët që nga fillimi i lidhjes janë shprehur mosbesues ndaj kësaj historie të krijuar brenda këtij “reality show”. Por, pavarësisht konflikteve të shumta që çifti ka provuar brenda shtëpisë, banorët e tjerë e kanë vënë në pikëpyetje sinqeritetin e ndjenjës së Ogrenit ndaj Nedës, ata vendosën ta mbronim me fanatizëm lidhjen e tyre. Për sa u përket familjeve, aprovimin e parë për këtë lidhje e dha mamaja e Nedës, qëkur ata ishin në lojë brenda shtëpisë. Një aprovim të tillë nuk pati paralelisht nga familja e Ogrenit, megjithëse tashmë duket se ata kanë preferuar ta japin pëlqimin e tyre, pasi ta takonin nga afër Nedën./panorama/

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com