Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Mbulesa në Finlandë

 

Foto:ilustrim

Këto ditë qëndrova për një vizitë zyrtare në Finlandë gjatë se cilës takova shumë bashkatdhetar me të cilët kaluam çaste të mrekullueshme. I vizituam ata me kërkesën e tyre për të qenë sa ma afër tyre qoftë edhe për pak ditë. Këta shqiptar i ka sjell nevoja në këtë vend ashtu si edhe në vendet tjera evropiane dhe jashtë saj, vërtet një popull mjaft i shpërndarë, për mos me thënë i shpartalluar, por çka ti bësh, pos të thuash se kështu e kishte pasur fatin, apo kështu kishe qenë caktim, e keqja e së keqës është se ky popull si duket ende nuk ka mbledhur mend, ngase shumë pak punon për vatanin e tij, për popullin e tij, për të mirën e vet, për mos me thën se punon kundër vetës së tij. Kthehemi këtu në Finland gjegjësisht tek komuniteti ynë shqipëtar të cilët shumica e tyre preokupimin kryesorë e kanë si të kthehen ne vendlindje, por si duket një gjë e tillë është mjaft vështir, së paku në kohën e tashme. Si do që të jetë, jetesa e tyre është e qetë dhe stabile për nga të gjitha anët, e problemin e vetëm e kanë “kurbetin”. Gjatë shëtitjes sime nëpër Helsinki me një mik të vjetër timin më ranë në sy disa finlandeze të mbuluara dhe filluam të bisedojmë më pas për këtë dukuri. Më ra në sy sepse Finlanda nuk është një vend islam, përderisa vendi im i dashur Kosova ka mbi 95% mysliman por megjithatë mbulesa ende nuk është e lejuar nëpër institucione të arsimit dhe ato publike. Ashtu që fillova ta pyes atë mikun tim për çështjen e mbulesës në Finlandë në veçanti dhe për islamin në përgjithësi, ku kuptova se këtu ka një tolerancë jashtëzakonisht të madhe sa i përket lirive fetare. Më pas shkuam te miku në fjalë për dark ku bashkëshorten e kishte mjeke e cila sapo ishte kthyer nga puna dhe na kishte bërë darkën gati, ajo më pas filloi të na tregoi për respektin qe ia bëjnë kolegët e saj në punë, pasi që ajo veç ishte e mbuluar, thotë motra: “Pasi që dorëzova dokumentacionin për punë dhe më thirren në konsultim, i thash kryemjekes: unë si myslimane kam disa rregulla pa të cilat nuk mund të punojë, jam e mbuluar dhe nuk mund ta heq mbulesën, pastaj nuk ju flas meshkujve për dore dhe dua të jem e lirë në faljen e namazit. Kryemjekja me plot kënaqësi i pranoi të gjitha ato kushte dhe shtojë: mbulesa dhe mosdhënia e dorës meshkujve janë në pajtim me rregullat tona mjekësore. Mbulesa është një element shumë i rëndësishëm për profesionin e mjekut, mbulesa është higjienë, gjithashtu mosdhënia e dorës është higjienë”. Kështu që i pranuan kushtet e mia dhe që dy vjet punoi në atë spital shtetrorë dhe asnjëherë nuk kam pasur probleme. Aty thotë motra ka edhe finlandeze punëtore të cilat janë myslimane dhe janë të mbuluara”. Nga biseda me mjeken në fjalë, me burrin e saj dhe shqipëtar të tjerë që jetojnë e punojnë në Finlandë kuptova se mbulesa dhe në përgjithësi praktikimi i islamit është shumë normal dhe se finlandezët kanë filluar me të madhe ta pranojnë islamin, në veçanti femrat, ku tashmë ato janë me qindra dhe menjëherë posa ta pranojnë islamin ato mbulohen sepse e kuptojnë rëndësinë e mbulesës dhe se myslimane e mirëfilltë nuk munde të jesh pa e vendosur mbulesën. Vërtet u impresionova shumë nga kjo liri e madhe fetare, nga këto të drejta që i gëzojnë myslimanet në këtë vend mik, e ne anën tjetër u mërzita shumë sepse vendi im ende vazhdon ti diskriminojë femrat e mbuluara, ende vazhdon ti nënçmoi myslimanet, ta luftoi islamin dhe atë në forma të ndryshme, ende jeton nën bindjen ateiste dhe vazhdon ta kultivoi atë bindje. Allahu i drejtoftë udhëheqësit e vendit tim. Mbesim me shpresë që një ditë dhe atë sa ma afër të zyrtarizohet dhe mos të paragjykohet mbulesa edhe në vendim tim, të legjitimohet dhe të zgjidhet ky problem njëherë e përgjithmonë.

Kaq kësaj radhe nga Finlanda e deri javën e ardhshme me një tjetër temë, selam alejkum.

Dr. Shefqet Krasniqi

Vrejtje:Botimi i shkrimit nuk ka kurfar qëllimi propagandues .Ky shkrim botohët këtu thjesht për arsye te tolerancës dhe shprehjes së lirë.Kosovalbaner nuk ka cenzurë të shprehjes,por gjithsesi ne suaza të normalës.Po te kishte përmbajtur fyerje ky shkrim nuk to të botohej.Autori i shkrimit punon dhe vepron i lirë ,nuk dim që është gjykuar për asnjë vepër,prandaj portali kosovalbaner nuk vepron në bazë të thash e thëmeve.Shkrimi është lexuar me vemendje nga redaksia dhe nuk kemi mundur të gjejm dicka që është fyerje ose ofendim ndaj vizitorëve të portalit.Ky sqarim ipet për arsye te disa komentuesëve kunder keti shkrimi.Të gjitha komentet që përmbajn fjalë ofenduese nuk botohën. Redaksia KosovAlbaner.com

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com