Hyrje » Lajmet » Te ndryshme » DOKUMENTARE »
Haxhinasto pret autorin e librit “Faik Konica, jeta në Uashington”
Ilir Ikonomi gjatë një interviste ne “Top-Channel”në lidhje me librin e Konicës tha:”Ndoshta për juve është e pa besueshme por atdhe dashuria e Konicës më ka bër të qaj gjatë shkrimit të këtij libri”(shikone videon)
Sot në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto priti gazetarin e Radios “Zëri i Amerikës” dhe autorin e librit të sapo botuar “Faik Konica, jeta në Uashington”, Ilir Ikonomi.
Haxhinasto vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Ikonomit për botimin e këtij libri me vlerë për historinë e vendit dhe diplomacinë shqiptare. Duke iu referuar kontributit dhe veprës së Faik Konicës, Haxhinasto tha se ato meritojnë vlerësimin dhe nderimin më të lartë. Sipas tij, mbetet për t’u veçuar roli i Konices si diplomat, në vitet kur ka shërbyer si ambasador i vendit tonë në SHBA.
Libri i Ikonomit në këtë drejtim është unik dhe sjell një studim që i ka mungur historisë dhe diplomacisë shqiptare për një nga figurat e shquara dhe shumëdimensionale të kombit tonë, – tha Haxhinasto.
Pas takimit me zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Ikonomi zhvilloi një takim me diplomatë të Ministrisë së Jashtme, ku ai prezantoi librin dhe foli mbi punën e tij studimore dhe hulumtimet e thella që ka bërë për shkrimin e këtij libri.
Watch live video from gezuar2011 on Justin.tv





