Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Forcat komando “Delta” dhe roli i tyre

 

“Njësia elite ushtarake, e dizajnuar enkas për misionet më të sofistikuara në luftën e Koshares padyshim se ishte BDV-ja, e më vonë e ritransformuar në forcat komando “DELTA” në krye të së cilit ishte eprori ushtarak Anton Quni.

Fillimisht kjo njësi ishte formuar si kompani vëzhguese diversante me detyrën të mblidhte dhe të depononteinformata nga terreni me theks vija kufitare, pran Ministrisë së Mbrojtjes si të dhëna të domosdoshme për hartimin e planeve të luftimit dhe intervenimeve në terren si dhe të angazhimit të njësive operative me dislokim në repartin ushtarak në Papaj. Kjo njësi stërvitjeje i kreu pavarësisht, por edh në kuadër të stërvitjeve të udhëhequra nga eprori Hysen Berisha me ushtaret e Brigadës 131, në QSU – Papaj.

Kjo njësi diversantësh udhëhiqej drejtpërsëdrejti nga ushtaraku Anton Quni, i cili bënte pjesë padyshim në elitën e emrave të mëdhenj të ushtarakëve të brigadës si dëshmori Agim Ramadani, dëshmori Sali Çekaj si shumë dëshmorë të tjerë, si dhe të gjallët eprorët e brigadës, komandanti Rrustem Berisha, Hysen Berisha, Xhafer Gashi, Musa Gjakova etj.

Të dalluara esencialisht

Duke u afruar koha për lirinë dhe duke u shtuar ritmi i luftëtarëve që marshonin drejtë kufirit të Koshares për në luftën çlirimtare, në fazën më të duhur edhe BDV-ja do të rikonstruktohet në forcat komando “DELTA” të riemëruar sipas standardeve moderne të ushtrive bashkëkohore. Pjesëtarët e këtyre forcave tani po bënin maksimumin me energjinë e tyre duke u stërvitur dhe përgatitur për thyerjen e kufirit dhe implementimin përfundimtarë të saj.

Forcat komando “DELTA” filluan të dalloheshin menjëherë që nga poligoni i tyre stërvitor, dukja e tyre fizike, uniformat, marshet disiplinuese ushtarake të tyre dhe përgjegjësitë gjatë misioneve luftarake. Planprogramet stërvitore të forcave “DELTA” konsistonin në vetë disiplinën dhe forcën morale dhe fizike që praktikisht i realizonin gjatë stërvitjeve intensive.

Në këtë harmoni koordinimesh gjatë përgatitjes për luftën në mes të njësive të formacioneve të brigadave të GO3-shit, rol të veçantë si në themelimin dhe në mbarëvajtjen e tërë procesit të forcave komando “DELTA”, do të luaj ushtaraku i mirëfilltë Anton Quni, i cili demonstronte idetë dhe shkathtësitë e tija profesionale ushtarake e strategjike për përgatitjen sa më të efektshme për thyerjen e kufirit të Koshares.

BDV-ja apo forcat komando “DELTA” ishin njësi elite që në vete ngërthenin vetëm suksese të karakterit luftarak, si dhe kudo në frontet e Koshares.

Prej karakteristikave themelore të këtyre trupave ushtarake siç ishin: përgatitja psikike dhe psikologjike e luftës, përgatitja fizike, uniformat dalluese, përgjegjësit gjatë operacioneve, njohurit në disiplina të ndryshme të gjinive ushtarake për luftën etj, bënë që të krijohet besimi në rezultatet praktike të këtyre forcave si Forca Komando “DELTA”- FKD-ja. Po të përjetohej praktikisht vetëm segmenti gjatë stërvitjeve fizike e kondicionale që bënin trupat ushtarake të forcave komando “DELTA” në poligonet ushtarake enkas të konstruktuara për misionin e tyre dhe oraret e stërzgjatura të trajnimeve trupore, plotësisht do të besohej në domosdoshmërinë e këtyre forcave.

Tani përsëri imagjinoni se si dukej një ushtarë komando i këtyre forcave, i uniformuar tërësisht me pajisjet më të sofistikuara – mjete lufte si: mbathjet, uniformat komplete, helmetën, antiplumbin, maskën kundër helmeve, armët personale, armët përcjellëse për distanca më të gjata dhe armët për goditje kundërblinduese, raketahedhësit si “Zolla”, mortaja krahu, “Stinger”, “Osa”, armbrues gjerman, snajper 12.5mm etj, si dhe duke qenë të kompletuar tërësisht dhe të gatshëm në pozicionet e zjarrit për të luftuar dhe dominuar kundër armikut. Imagjinoni prapë emocionet e marrjes së urdhrit për veprime luftarake, ku i tërë trupi dhe mendja ishin të mbushur përplot përgjegjësi, i përgatitur dhe përqendruar objektivisht në shënjestrat për luftë të sinkronizuar.

Bashkëveprimi i koordinuar, solli thyerjen e kufirit

Forcat komando “DELTA” së bashku edhe me njësitet e tjera elite si “KOBRAT” të komanduara nga kryeshefi i shtabit Agim Ramadani, Policia Ushtarake dhe mbështetja e njësive të baterisë së artilerisë me 10 prill, do të depërtonin fuqishëm në kazermën ushtarake kufitare të Koshares, operacion ky që konsiderohej si suksesi kulminant dhe shumë dimensional i luftës së Koshares. Pastaj në vazhdën e operacioneve luftarake forcat “DELTA” do t’i gjenim ku do ku kërkohej nevoja emergjente për tu përballur kundër forcave pushtuese serbe.

Në periudhat e mëparshme të bashkërendimit të aktiviteteve kundër armikut, forcat komando “DELTA” dallohen me vëzhgime të shumta dhe të suksesshme dhe të domosdoshme për planifikimin e aksioneve në frontet kundër armikut. Aksioni tjetër i rëndësishëm ishte edhe operacioni sulmues i koduar “FENIKS” ku armikut gjithashtu do t’i shkatërroheshin një numër i madh i arsenalit ushtarakë, si dhe dy automjete transportuese me 25 ushtarë të vrarë etj. Në këtë aksion përveç njësisë së “KOBRAVE” në krye të së cilit ishte themeluesi i tyre Agim Ramadani, morën pjesë edhe eprorët e tjerë me njësitet e tyre si BDV-ja me komandantin e saj Anton Qunin, pastaj komandanti Hysen Berisha me njësinë e Kursantëve që realizonin pjesën praktike të ushtrimit taktik Prita, si dhe një numër i pjesëtarëve të këtyre njësive ushtarake. Me këtë rast plotësisht u asgjësua togu diversanto-vëzhgues i quajtur “Zhaoka”. Bahri M. Gashi/ Vijon

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com