Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Lexo risit pas BBA 4:Ermela në Vip Shpija 2 eTJ

 

Biondina që fitoi çmimin e madh në “Big Brother 4”, Ermela Mezuraj, po gëzon një publicitet të madh, sidomos falë së të dashurit të saj, Ervinit dhe mikut, siç e ka cilësuar ajo – Torosin (edhe pse tha se në BB nuk ka bërë miq!). Këto ditë është shkruar në rrjetin e njohur social Facebook, se ajo do të pjesë e reality-show-t “Vip Shtëpia 2”, edhe pse kjo tingëllon më shumë si një “shashkë”, për shkak se jo vetëm që sapo ka dalë nga Big Brother, por edhe sepse të gjithë konkurrentët e BB kanë firmosur një kontratë që sigurisht ka edhe penalizime në rast mospërmbushjeje.

Klicken für Bild in voller Größe

Pjesëmarrja e mundshme e saj në “Vip Shtëpia 2” është bërë e ditur nga Toros, të cilin disa kanë nisur ta konsiderojnë si “menaxherin” e Ermelës, e cila nga ana e saj është shprehur për mediat se ka gjasa që të nisë punë si prezantuese në kabaretin e njohur të humorit, “Portokalli”, edhe pse aty prej fare pak kohësh është angazhuar në këtë pozicion këngëtarja e talentuar, Eneda Tarifa. E rëndësishme është se Ermela, vajza 100-milionëshe gjithsesi e ka fituar vëmendjen mediatike, të vërteta apo të gënjeshtërta qofshin fjalët për të…

Pjesëmarrja e mundshme e saj në “Vip Shtëpia 2” është bërë e ditur nga Toros, të cilin disa kanë nisur ta konsiderojnë si “menaxherin” e Ermelës, e cila nga ana e saj është shprehur për mediat se ka gjasa që të nisë punë si prezantuese në kabaretin e njohur të humorit, “Portokalli”, edhe pse aty prej fare pak kohësh është angazhuar në këtë pozicion këngëtarja e talentuar, Eneda Tarifa. E rëndësishme është se Ermela, vajza 100-milionëshe gjithsesi e ka fituar vëmendjen mediatike, të vërteta apo të gënjeshtërta qofshin fjalët për të

 

Mirjeta e BB: Nuk jam ndarë me Marielin

 

Që kur dolën nga shtëpia e famshme e Big Brotherit, mediat kanë qenë në “gjueti” të Mirjetës dhe Marielit, sikurse edhe të çifteve të tjera, Neda-Ogren dhe Ermela-Ervin. Këto dy çiftet e fundit janë treguar më të hapur në lidhje me ndjenjat e tyre, ndërsa për shkak se mes Mirjetës dhe Marielit hyri në mes e ëma e djaloshit kampion në wrestling, Majlinda, zhvillimet mes dyshes kanë pasur shumë interes.

 

Pas daljes së saj një javë para finales, Mirjeta tha se do të donte ta merrte Marielin me vete në Angli, ku jeton dhe ka familjen, me qëllim që të bënin pushime së bashku. Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë ka bërë përshtypje deklarata e Marielit, i cili ka thënë se tanimë nuk ka kohë për pushime, pasi boll pushime ka bërë 3 muaj në Big Brother. Pak orë pas daljes nga spektakli, ai është nisur menjëherë drejt Italisë, ku edhe ka pasur një ndeshje të rëndësishme këto ditë për të mbrojtur titullin kampion. Në këto rrethana, kemi pyetur Mirjetën, e cila aktualisht ndodhet në Shqipëri, në lidhje me marrëdhënien e saj dashurore disi “të trazuar” me Marielin, nëse ata të dy janë bashkë apo jo. “Nuk jam ndarë me Marielin, pavarësisht distancës e vazhdojmë lidhjen”, – ka thënë për gazetën bukuroshja brune, e cila spikati në Big Brother për çiltërsinë e saj.

 

Këto javë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të shumta që kanë pasur në BB, banorët kanë dalë çdo fundjavë nëpër klube të ndryshme të kryeqytetit, ku janë parë duke u argëtuar pa masë. Mirjeta pa dyshim bie në sy për mungesën e Marielit, edhe pse gjithsesi ajo ka ditur të argëtohet…/standard/

 

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com