Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Dokumentari”Zogjët e Kosovës” i TV Ljublanës(video)

 

Në këtë dokumentar pasqyrohën ngjarjet e  vititi 1989 kur në skenë erdh Millosevici dhe filloi marrja e atyre pak t e drejtave që i kishin shqiptarët ne ish JugosllaviNjë dalje masive e popullit të Kosovës ne mbrojtje të politikanëve të vet ishte karakteristikë e keti dokumentari.

Tubimet ndoshta më masive që ka pasur në Kosovë ndonjëher, me fotografi te Josip Broz Titos dhe me parulla”Tito,Tito”.Ishte karakteristikë edhe nje tubim i përzier me te gjitha nacionalitet ku u këndua edhe kënga”Druzhe Tito Mi ti se kunemo”.Ky dokumentar pasqyron më së miri se ku ishim para 22 vjete,ishim ne gjendje t i kendojmë edhe dreqit për të mbrojtue ato pak te drejta që i kishim.
Dokumentari ishte i pregaditur nga TV Prishtina e atëhershme nen regjinë e Fahri Hysajt ,Elez Osmanit dhe Agim Mehmetit
Në vija të shkurtëra po përpiqëm të i përshkruaj ngjarjet që u zhvilluanë me 1989. Viti 1989 ishte viti kur Serbia millosheviqjane, e përkrahur nga Jugosllavia Titiste aprovojë të ashtuquajturat amandamente kushtetuese, të cilat kishin pikësynim suprimimin e autonomisë së Kosovës të cilën e kishte fituar me Kushtetutën e Jugosllavisë të vitit 1974; respektivisht këto ndryshime kishin për qëllim edhe ndryshimin e tetë amandamenteve fundamentale të Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974 të cilat kishin të bënin me autonominë e saj. Me ndryshimin e këtyre tetë amandamenteve në Kushtetutën e Kosovës Serbia bëri suprimimin e asaj pak autonomie të cilën ajo (Kosova) e kishte fituar me shpalljen e Kushtetutës së Jugosllavisë Titiste të vitit 1974.
Me ketë rast Kosova dhe qeveria e saj komuniste i humbi të gjitha ingerencat qeverisëse dhe statusin e një krahine autonome në kuadër të Jugosllavisë.

Jemi te sigurt qe shumë nga vizitorët e portalit e gjejn vehten ne keto tubime,sepse ishen nder më madhështoret te cilat më vonë edhe u përgjakën nga forcat fashiste serbe

Falenderojmë portalin “shqipet” qe na e siguruan këtë video/kosovalbaner.com/

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com