Dardan Rexhepi ne syt e Barcelonës
Dardan Rexhepi ka rënë në “radarin” e Barcelonës, e cila ka shprehur interesim që ta transferojë në Cam Nou. Sipas medieve suedeze, sulmuesi kosovar në sytë e skautëve të gjigantit spanjoll ka rënë gjatë qëndrimit në qytetin La Manga, me përfaqësuesen U19 të Suedisë.
“Barcelona e ka vërejtur talentin e Rexhepit në turneun e La Mangës, në fillim të këtij viti. Rexhepi ka zhvillur një lojë të shkëlqyeshme me U19 të Suedisë, duke shënuar dy gola, në barazimin 2:2 kundër Norvegjisë”, shkruan fotbollskanalen.se, raporton Express.
Ditë më parë mediat suedeze kanë raportuar se Rexhepi ka mundësi që të provohet në ekipin e dytë të Manchester United.





