Hyrje » Norvegji » Shk. shqipe - Oslo »
Shkolla shqipe “Naim Frashëri” në Oslo ju uron 7 marsin mësuesëve
Shkolla shqipe “Naim Frashëri” në Oslo ju uron 7 marsin – ditën e mësuesit gjithë kolegëve të tyre shqiptarë anë e mbarë botës kudo që janë…
Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit 124 Vjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike në gjitha trojet tona shqiptare dhe si një ditë kur ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat e para shqipe. Më 7 Mars të vitit 1887 në Korçë, u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje u konsiderua një fitore për popullin shqiptar, pasi deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë. Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kështu që prej kësaj dite, kjo festë shënohet me aktivitete të ndryshme si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , Mal të Zi, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, si dhe në diasporë. Andaj, me çdo 7 – Mars i kujtojmë me respekt të thellë të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për shkollën shqipe. Po, kështu shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë, edhe për arsimtarët e sotëm, të cilët, ende janë të përkushtuar për këtë mision të lartë fisnik, teksa punojnë me zell e dashuri për arsimin shqip, dhe edukimin e brezave.
PËR HIR TË DITËS SË MËSUESIT SHKOLLA SHQIPE NË OSLO, ORGANIZOI KUIZ ME NXËNËSAT E SHKOLLËS
Shkolla shqipe plotësuese “Naim Frashëri” në Oslo, organizon testim njohurish për nderë të 7 marsit – Ditës së Mësuesit.
Nxënësit janë të ndarë në katër grupe, sipas klasave. Ky testim njohurish organizohet me qëllim të njohurive të nxënësve të kësaj shkolle. Nxënësit do ti tregojn aftësit e tyre të arritura gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollën e mësimit plotësues në Oslo.
Përmbajtja e tekstit ka të bëjë me njohurit elementare sipas ndarjes së nivelit të klasëve. Cikli i ulët që nga alfabeti i gjuhës, dituri natyre, pak nga historia e kështu me rradhë.
Ndërsa nxënësit e ciklit të lartë kanë pyetje nga më të ndryshmet duke filluar nga prejardhja e shqipëtarëve, festat kombëtare, historia, gjeografia





