Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Sot me 19.03 , Genta Ismajli në Oslo

 

Genta Ismajli do të prezntohët në Oslo me zbuluesit e saj Sunaj Saraqi dhe Vera Oruqaj

Tani Genta Ismajli është e njohur për të gjithë adhuruesit e muzikës shqiptare.Ajo me zërin e saj të ëmbël dhe me vallzimin e saj në skenë ka përfituar shumë adhurues.Përvec kësaj Gentën e karakterizon edhe sinqeriteti i saj në cdo prezentim televiziv.Me vallzim ajo na bindi edhe ne paraqitjen prfesionale në “Dancing with the stars” të Shqipërisë vitin e kaluar.

Ajo gjithmon flet për nënën dhe shokët e familjes që i kan ndihmuar në fillimin e karierës

“Nëna gjithmone me ka thene se duhet te vij ne Kosove per te filluar karrieren. Po ashtu, nje ndihme te madhe me kane dhene edhe miqte e mi ne Amerike, kengetaret:Synaj Saraqi dhe Vera Oruqaj. Synaj me ka nxjerr bileten per te udhetuar ne New-York, per te incizuar kengen ne studion e Florent Boshnjakut, i cili ne ate kohe jetonte ne Amerike. Atje e kam incizuar kengen “Dridhem” ndersa tekstin ma ka shkruar nena ime. Ishin xhirimet e Vitit te Ri dhe me thirren per te marre pjese ne Kosove. Isha shume e re dhe e di qe kisha frike te vij, por nuk kisha deshire as t’ia kthej shpinen shoqerise, familjes dhe gjithe atyre me te cilet isha rritur. I kam thene nenes se po shkoj ne Kosove, por nuk do rri gjate. Erdha pas shtate vitesh ne Kosove per te qendruar perkohesisht por ishte publiku, adhuruesit dhe ju, mediat, qe me bete te rri ne Kosove tash e shtate vjet.” tha Genta në një intervsitë për revistën”Kosovarja”

foto nga viti 2003

E cituam këtë pjesë të intervistës së Gentës sepse janë pikërisht ata që e ndihmuan në fillimin e karierës ,Sunaj Saraqi dhe Vera Oruqaj me të cilët ajo do të prezentohët para adhuruesvëve të tyre në Oslo më 19 mars 2011.

Edhe Sunaj e ka konfirmuar disa here së është mik i familjes së Genta Ismajlit,bile jo vetem në Amerikë,por ata kan pasur shoqëri edhe në Kosovë para shkuarjes në Amerikë.

Në Oslo një mundësi e mirë për të gjithë adhuruesit e Gentës dhe të këngës live nga Sunaj Saraçi dhe Vera Oruçaj . Sunaj Saraçi është i njohur edhe si violinist i shkëlqyeshëm që din të bëjë atmosferë për vallëzim.

Interesimi për këtë mbrëmje muzikore është i madh duke marrur parasysh se ende pa u publikuar ardhja e tyre, në facebook u konfirmua ardhja nga grupe te ndryshme nga qytetet e rrethinës së Oslos.

Stafi KosovAlbaner falenderon organizatorët “Argetime live” për këtë organizim si dhe informon vizitorët e portalit se organizimet e “Argetime live” pronë e vllëzërve Lajci gjithmonë kan shkuar siq është më së miri/KosovAlbaner.com/

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com