Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Portret i një poetje të re nga diaspora: Hasime Hoti

 

Në fillim a mund të na thoni se kush është Hasime Hoti?

H.Hoti: Jam nga Mitrovica me prejardhje nga Drenica. Në vitin 1989 edhe familja ime u detyrua si shumë familje tjera të shpërngulet nga vendlindja e unë atëherë isha vetëm tre vjeçe. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm kam kryer në Oulu të Finlandës ku edhe u kualifikova si laborante e kimisë.

 

Tani jetoj me familje afër kryeqytetit te Finlandes në Helsinki. Për momentin jam punësuar në spitalin Rinnekoti në qytetin e Espos.

Keni studiuar në shkollën fillore ne qytetin Oulu te Finlandës . Aty ke mbarua edhe shkollën e mesme për laborante të kimisë, në kohe rekord edhe me sukses në vitin 2010 në Oulu të Finlandes. Por çfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje?

H.Hoti: Koha e studimeve mundë të them ishin kohërat ma të vështirat për mua. Isha larg atdheut por dhe larg familjes diku 700 km. Jeta e studentit as këtu në perëndim nuk është e lehtë dhe sidomos kur je vajzë dhe ke prindërit larg, edhe pse asnjëherë përkrahja e tyre nuk më ka munguar në asnjë hap te jetës sime.

 

Ne kohën e studimeve në qytetin e Oulu ajo që më ka munguar vetëm familja por mundë të them më ka munguar edhe rrethi shoqëror shqiptar. Edhe pse si e huaj në vend te huaj me mall të familjes dhe të atdheut, ia dola mbanë..

Çka e shtyri familjen e Hasimes ta le vendlindjen dhe të jetoj në Skandinavi?

H.Hoti: Si shumë e shumë familje tjera edhe prindërit e mi u detyruan ta marrinë rrugën e mërgimit për shkak regjimit serb. Emigrimi është shumë i ftohtë dhe i hidhur për të gjithë. Nuk thonë kot “guri rendon në vend të vet”.

 

Jeni e punësuar në Spitalin Rinnekoti në qytetin e Espos, Finlandë ne laboratorinë gjenetike, çka mund te na thoni për punën tuaj këtu?

H.Hoti: Ende pa mbaruar studimet, gjatë studimeve unë u punësova ne spitalin Rinnekoti në Espo. Si ndihmëse e motrësmedicinale dhe pas një kohe të shkurte më ofruan punën e profesionit tim. Mbase mbarova studimet dhe u diplomova, mora dhe një bursë prej 1000 euro dhe u punësova në profesionin tim po në të njejtin Spital “Rinnekoti”.

 

Për punën time në laboratorin klinike/gjenetik mundë të them se jam poashtu e angazhuar edhe në disa projetke të mjekësisë, por kam titullin dhe si ndihmse e kimistit tonë të mirënjohur i cili quhet Pekka Kaipainen me të cilin bashkëpunoj në projektet e ndryshme që kemi.

Hasime Hoti ka një kohë gjendet në Spitalin Rinnekoti çfarë është eksperienca e juja këtu?

H.Hoti: Nuk mund të them akoma që kam bërë ndonjë eksperiencë për shkak që jam një kohë të shkurtër punësuar në këtë spital. Vendi i punës është shumë aktraktive dhe besoj që do të fitoj një eksperiencë të mirë e të duhur me kalimin e kohës.

 

Si e kalon një ditë Hasime Hoti?

H.Hoti: Zakonisht çdo ditë pune zgjohem herët ne mëngjes qe nga ora 7 filloi punën në laboratori, e cila zgjat 8 orë. Mandej merrem me studime më trajnimin si ndërmjetësuese e krimeve dhe mosmarrëveshjeve dhe kohën e lirë e kaloj në mesin e familjes si dhe duke përgatitur vëllimin e dytë me poezi poashtu here pas here punoj vullnetarisht duke moderuar emisione në “Radio Bozhure”.

E lindur në Mitrovicë, me preardhjen e familjes nga fshati Turiqevc Komuna e Skenderajt, si e ndjen dhe shpjegon këtë Hasimja?

H.Hoti: Së pari dua të them se ndjehem krenare që prejardhjen kamë nga një fshat i Drenicës, poashtu që jam mbesë e Prekazit legjendar. Unë kam jetuar në Kosovë diku rreth 3 vjet dmth shumë pak, e dua Turiqevcin aq sa e dua dhe Mitroviceën dhe terë Kosovën.

Jeni pranuar ne trajnimin si ndërmjëtsuese e krimeve dhe mosmarrëveshjeve në shoqëri, çka mund te na thoni për këtë angazhim tuajin?

H.Hoti: Po jam pranua në trajnimin si ndërmjetësuese e krimeve dhe mosmarrëveshjeve në shoqëri dhe pas një muaj pres të ia fillojë edhe punës që të merrem me dosje të ndryshme. Vërtetë është krejtësisht një profesion i ndryshëm nga ai qe kam si laborante e kimisë, por gjithnjë që nga fëmijëria kamë pasur dëshirë të merrem me mjekësi o diçka me juridik. Dhe mendoj qe në të ardhmen të merrem pak nga pak me të dyja.

 

Jeni regjistruar këtu në fakullteti për të studiuar shkencat juridike, çka do thot kjo për ju?

H.Hoti: Po jam regjistruar në Fakultetin e “hapur” për të studiuar shkencat juridike, shpresoj pas një kohe t’i kushtoj me shumë kohë fakultetit sepse tani kamë shumë pak kohë, shkoj në ligjërata kohe pas kohe mbrëmjeve ka 2-3 orë.

Jeni autore e librit ”Të vijë ai çast” cila është tema që shtjelloni në te dhe është në prozë a poezi?

H.Hoti: “Të vijë ai çast” është libri im i parë me poezi, besoj që është një libër i realizuar mjaft me sukses. Mendoj që lexuesi i vëmendshëm tek krijimet e mija do ta dalloj mallin, heroizmin, qëndresën, dashurinë, besën dhe traditën e atdheut dhe kombit. Përmes vargjeve të mia jam munduar gjithnjë të përdor shumë trope dhe figura stilistike si metaforën, simbolin, njerëzimin, krahasimin, etj. Jam munduar poashtu të përshkruaj dhimbjen e furtunës e cila ka qenë renë mbi popullin tonë, për njerëzit që u flijuan, sakrificat për dritën e tyre, të cilët mbeten në shpirtin e popullit. Kam shkruar edhe për figura të shquara kombëtare si për: Sadik Ramen, Ukshin Hotin, Adem Jasharin, dhe Ibrahim Rugovën. Arsyeja pse kam shkruar për këta njerëz ishte sepse ndjeja në njëfarë mënyre që e kisha obligim. Janë emra të shquar që nuk do vdesin kurrëBota sot: Libri doli nga shtypi më datën 22.07.2010 po atë dite kur pavarësia e Kosovës u konfirmua edhe në nga GJND:ja në Hagë që do të thotë atë ditë kisha dy arsye për të festuar..

Çka presin lexuesit në të ardhmen nga Hasimja, cilat janë planet e juaja?

H.Hoti: Unë do vazhdoj rrugën e krijimtarisë dhe tani jam duke e përgatitur vëllimin e dytë me poezi, ku më shumë do shkruaj për dashuri të përflakur, por as në vëllimin e dytë nuk do mungojnë vargjet për atdheun tim.

Sa ka arritur Hasimja të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri?

H.Hoti: Në qytetin e Oulut me të vërtetë më ka munguar shoqëria sepse në atë qytet jo që nuk ka pasur shqiptar, por nuk ka pasur moshatar të mi dhe nuk kam pasur ndonjë rreth shoqëror. Tani këtu afër kryeqytetit kam një rreth më të gjerë shoqëror, por shumë rrallë gjejmë kohë për t’u takuar sepse të gjithë jemi të punësuar. Por mbajmë shumë kontakte mes fcbookut në ditët e sotme. Miq kam rreth e rreth botës, dhe përkrahja e miqve nuk më mungo në asnjë aspekt.

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmesën tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot këtu në diasporë por edhe ne vendlindje, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?

H.Hoti: Betejën më të madhe që familja ime ka pasur këtu në mërgim ka qenë që ta mbajmë gjallë gjuhën shqipe, kulturën, traditën dhe që të dinim të krenohemi se kush jemiBota sot: Krenohem që jam shqiptareBota sot:

Bota sot: Çfarë janë kontaktet e Hasimes me vendlindjen, konkretisht me Turiçevcin?

H.Hoti: Zakonisht së paku njëherë në vit përpiqem të shkoj ne vendlindje. Dhe çdo herë që shkoj në Kosovë gjithnjë shkoj për ta vizituar edhe Turiçevcin, atje kam axhën babait tim dhe kushërinjtë të cilët më respektojnë shumë por dhe për të cilët kam shumë respekt

Një poete dhe një mërgimtare kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar se e brenë diç në shpirt. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Hasimja?

H.Hoti: Nga natyra jam shumë e hapur , e urrej servilizmin, gënjeshtrën dhe hipokrizinë, por e çmoj jetën dhe atë që është reale e jetës dhe të vërtetës njerëzore

Ju përgëzoj për këtë punë të mirëfilltë intelektuale që po e bëni!

H.Hoti: Ju dëshiroj shëndet e suksese. Dhe vetëm vazhdoni kështu se jeni duke bërë punë të madhe për mërgatën shqiptare në Suedi e edhe jashtë saj.

Planet tuaja për të ardhmen, çka Hasimja mendon dhe ka në fokus?

H.Hoti: Planet e mia për të ardhmen janë që t’i përfundoj studimet që i kam filluar, dhe të filloj të mendoj për ta realizuar kthimin në vendlindje. Mua gjithnjë më brenë diçka në shpirt, largësia ndaj atdheut timBota sot: Mund të them që ndjehem e humbur dhe e tretur kështu në vend te huaj. Motrave shpesh ju them “Një ditë do të jetë më mirë dhe te gjithë do kthehemi, te paktën ne arkivole qe eshtrat bile të na pushojnë lirë në tokën tonë!” Unë kamë vendosur që kur ti mbaroj studimet të kthehem në Kosovë për ta dhenë kontributin tim, për ta provuar jetën edhe atje!

Si e kalon Hasimja kohën e lirë?

H.Hoti: Kohën e lirë e kaloj në “burgun e mallit” për vendlindje apo duke hedhur në letër në letër të bardhë ndjenjat dhe mallin që kam për atdheun.

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetuar?

H.Hoti: Patjetër që do të jetoja në Kosovë po të mos ishte gjendja ekonomike-sociale shumë e vështirë si dhe një papunësi e madhe, një anarki e përgjithshme, në të gjitha sferat jetësore, atje është parajsa jonë./Sokol Demaku për Kosovalbaner.com/

 

 

 

CIKËL POETIK

Nga HASIME HOTI

 

KOSOVË HEROIKE

Kosovë e pamposhtur, heroike
Luftërat kurrë nuk i ndale
Përpara dëbimeve ti gjithmonë stoike
Se të dogjen, hapat nuk i ndale!

Shqiptarët të dhanë jetë e rritë
nga rrënimet më lartë të ngritën
ti je bërë më e dashura dritë
Ardhmërisë i këndon plot rritë .

28.11.2009

NËNËS

Nënë – mbete të pragu i derës
Duke pritur me lotë në sy
Unë në shtigje kërkova mbijetesën!

Dashurinë tënde kurrë se harrova
Gjithmonë në mendje dhe në zemër e kam,
Amanetin me mall e ruaj
Bije,bëhu e shkolluar.

Gjaku yt me rrjedh nëpër damarët e mi
Më fal nënë që nuk të gjendëm pranë
Kur mëse shumti të duhem , të mungoj!

Malli për mua i ka vënë thinja pleqërisë sate
Të zbardhen flokët e të rrudhet balli
Duke klith për mua kur do të vijë
Ty, të te shuhet malli

Nënë, mori nënë !
Kurrë s’arrij të te shpaguhem
Përjetësisht të dua se kurrë s’u kurseve!
Po kthehem të të gëzojë!

Dorën të ta shtërngojë
Diplomën të ta tregojë.

HERONJTË E NËTOKËS

Minatorët, heronjtë e nëntokes
Burrat e dheut që u ngriten në këmbë
I thanë armikut : Mjaft !
Mos gërmoni nëpër damarët e jetës sonë !

Në do të ngujohemi në thellësi të saj
Për lirinë dhe ligjin që na mbron!
Greva jonë nga thellësia e tokës
ka ngritur në këmbë Kosovën tonë.

Nuk jemi të lodhur e të rraskapitur
Nuk pranojmë prangat e robërisë
Nëse mendoni se Kosovën keni zbritur
Do të ndjeni goditjet e stuhisë !

Minatorë, hero të nëntokës sime
Nuk kurseni jetën për Liri
Kosova pret nga thellësia agime
Se do të dalë nga ai pushtim!

TË VIJË AI ÇAST

Përkulem ! Dhe në heshtje lutëm të vijë ai çast!
I them gurit të ftohtë fol të shkrihën damarët!
Se trupi po me dridhej nga ndjesia!

E ngrirë kështu, në vetmi as vetën nuk po e njoh
Pa krahë në këtë, largësi hap shtigjet e mbijetesës
Të realizohet ëndrra, të ngritet atdhedashuria!

Dua të kthehet dashuria për jetën time atje.
Të jemi sëbashku me gjithçka , gjithmonë .
Të ndihemi të fuqishëm për gjuhën dhe gjakun tonë!

Pse kjo ndodh kështu, në këto shtigje mërgimi ?
Kuptimi do të ketë arsye, do të ketë mirësi.
Të vijmë e të jetojmë , të bëjmë për Ty, pamundësi!.

SONTE

Sonte –

Në këto orë të vona
Me duket se zemra po me qan!

Nuk e di pse !
Jam e mbushur me mall e mërzi
As vargjeve nuk mund t’u jap kuptim
Për dqshirat që kam!

Kam mbetur në udhëkryq
Nga t’ia mbajë
Kosova ime është larg
Dhe i dashuri, matanë!

Me duket se humba
Në vetvete flas e lëngoj
Është malli ,ai që më përvëloj

Eja, mos hezito
Nuk e din se sa dhembje ndjej
Kupto, kur s’te kam pranë
Në zemrën time ka vetëtima!

Eja se zemra shumë të do.
Pa ty nuk kam ardhmëri,
Pa ty do të ndjej përherë vetmi.

XHAXHALLARËT E MI

Jeni të gjallë, ju xhaxhallarët e mi !
Edhe pse nuk mund të iu gjejë askund.
Gjithmonë për ju ndjej mall në gji
Në foto kur iu shikoj, malli më trand

Ju gjithmonë në zemrën time jeni të gjallë
Xhaxhallarët e mi – iu kujtoj çdo çast,
E vogël isha kur ikët , po ku shkuat vallë ?
-E vrisja mendjen e pikëlluar n’atë rast !

Të gjithë nga familja kokëvarur , derdhnin lot
Tani që u rrita e kuptova përse ju mungoni !
Në dasmën time e di se do t’iu pres kot !
- Desha të jeni e të më uroni …

JAM E PA THYER

Jam e pa thyer
Por ndjenja kam
Yllin që e dua
E shikoj vigan!

Jam e pa prekur
Me shije romantike
Ylli im që dua
Me thërret ,mike,ashike !

E dua yllin tim
Të jetë sokrat
Të shihet qellimi
Nga shpati në shpat!

E dua me gjithë zemër
Se kemi një emër
Për të realizuar dëshirat!
Më të mirat

E pres agimin
Le të nis dhe stuhia
Se mallin që e kam
E ndezë si dashuria!

SADIK RAMA

Sadik Rama me plis të bardhë,
Trim pas trimit të Gjyrgjevikut
Pas Isë Boletinit ishte ushtar
Ushtoj Rugova e Gryka e Kacanikut!

Përgjithmonë në odat shqiptare
Në kuvend ky trim e kryeplak
Ia drejtoi gishtin trimërisht armikut
Ik, se të kalli flakë !

Lësho Kosovën dhe tokat shqiptare
Se janë djepi i trimerisë
Në to janë rritur zemrat legjendare
Që dhanë jetën e i kënduan lirisë .

Sadik Rama heshti si guri
Në krahë pushkën ngjeshi, burri
I bëri zë dhe në shpellë, ku ish Bajram Curri
I dola në pritë armikut se nuk po me merr gjumi…!

UKSHIN HOTI

Të pret Kosova me padurim
Nuk do të dorëzohemi kurrë
O, legjenda e gjallë Ukshin
Qendresa që fole si burrë !

Ti je simboli i rrugës për liri
U bëre shpresa jonë e pafund !
Kosovës ia gjete shtegun, pavarësi
Armiku prej saj u shkund!

Zëri juaj jehon deri në kumtim
Të gjithë shqiptarët : Një komb një qendrim!

Ashtu doli e u bë kushtrimi shqiptar !
“Bëje ose vdis, për ta vdekur vdekjen”
Ti, krenaria e kombit legjendar
Kur do të bësh me ne pikëpjekjen!

Të presim, o prijës – shënjtor i ngujuar
kush e krijon misterin në këtë mes
Por ti jeton e ke për të jetuar
Armiku e shikon se çdo çast vdes!

NDALU

Besnikërinë e ruaj përjetësisht
Çdo ditë zemra mbushur dashuri.

Sytë e tu më bëjnë magji
Të unë është ndal e botës lumturi!

Dua ta ndal harkun kohor
Që të jem prore me Ty…

Ta ndaj çdo çast në dy pjesë
Je frymarrja ime i dashur, vetë.

Je dhe jeta e lumturia ime
Ti dhe vetëm Ti më mbush me gëzime!

DASMËN DO TA BËJMË NË KOSOVË

Eja me mua
Në Kosovë për ne është hapur porta

Me ka marrë malli
Për njerëzit, që flasin shqip

Edhe dasmën e kemi nda
Me miq për të festuar

Në pritje do të dalin motrat
Dhe vëllëzërit

Ne dasmë do të ftojmë
Të gjitha trojet shqiptare

Le të të jetë dasma jonë
Me ngjyra kombëtare

Në Atdhe të gjitha do i gjejmë
Atje do kurorëzojmë besën e dhënë

Për dy zemrat bujare
Le të ketë gëzim e trashëgim!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com