Hyrje » Norvegji » QIKSH - NORVEGJI »
Arrihet një seriozitet më i madh, shumë prindër ishin me fëmijët e tyre sot në Tryvann!
Ishte ditë e ftohtë, temperatura sillej diku -8 gradë celzius dhe në dallim nga ditet tjera ishte me temperatura më të ulëta dhe mjaft e përshtatëshme për aktivetet e radhës sportive.
Ekskurzioni në fjalë realizohet në kuadër të QIKSHN-së me mbështetje dhe ndihmën e dy shkollave dhe këshillit prindorë. Numri ishte shumë më i madh i fëmijëve nga ajo e herës së parë dhe kjo na gëzoi edhe më shumë, ku dhe shohim se edhe prindërit kanë filluar të vetëdijësohen dhe kuptojnë që edhe një ditë të këtij llojit duhet t`i dhurohet fëmijëve tanë – thotë kryetari i QIKSH-it, Fehmi Baftii.
Gjatë këtij argëtimi sportiv në Tryvann të Oslo-s u arrit edhe një marëveshje me shkollën e skijimit ku në një vikend në vitin 2011, do të organizohet kurs me instruktor pranë kësaj shkolle në mësimin e fëmijëve tanë se si të qëndrojnë në skije.
Nxënësit pranë dy shkollave do të informohen kur saktëshisht kjo gjë do të ndodhë, dhe kërkohet që prindërit t`i përgjigjen pozitivisht dhe masovikisht këtij aktviteti të ardhshëm sportiv.
Antarët e kryesisë të QIKSH-it dhe këshilli prindorë servuan ushqim ne zgarë për të ghithë të pranishmit, u servua kakao, caj tradicional, kafe, ujë te rendomt dhe mineral. Poashtu edhe shumica e prindërve kishin sjellur ushqime dhe pije te ndryshme.
Fëmijët u kënaqen duke rreshqitur me saje e me ski dhe argëtuar mes vehti, poashtu aty kishte edhe shum të tjerë dhe vizitorë të jashtëm nga Franca e Gjermania./kosovalbaner.com/
KLIKO KETU PËR AKTIVITET TJERA NGA QIKSHN






