Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Rrugë e mbarë haxhilerë të Oslo-s për në vendet e shenjta!!

 

U nisën haxhinjt Shqiptarë nga Norvegjia për në vendet e shenjta. Pas faljes së namazit të drekës, nga Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji u nisen haxhinjët për ne Aeroportin Gardermoen (Oslo) – drejt vendeve të shenjta Mekë e Medinë, për të kryer Haxhin. Ky organizim kryhet në kuadër të Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji, ku është i angazhuar edhe udhëheqes profesional Dr.Musli VERBANI që t`i udhëzojë dhe shoqërojë 26 haxinjt gjatë gjithë kohës së Haxhit. Si dhe në shërbim të tyre do të jetë edhe ekipi mjekësor qe do përkujdeset për gjendjen e tyre shëndetësore.

Për t’i përcjelurl haxhinjët pos familjarëve të shumtë, shokëve e dashamirëve kishin dalë edhe përfaqësuesit e Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji.

Këtë vit Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji, në lokalet e xhamisë organizoi edhe kursin një javor, për haxhinjt me qëllim të përgaditjes së tyre për kryerjen e obligimeve të haxhit dhe informimin e tyre rreth gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me haxhin.

Vlenë të theksohet se këtë vit nga Norvegjia udhëtojnë për në haxh gjithsejt 380 haxhinëj. Mirëpo Autoritetet Norvegjeze kanë kërkuar nga Arabia Saudite që kuota e haxhinjëve në vitin e ardhshëm të rritet deri në 1000 haxhinj.

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji ju dëshiron haxhinjëve udhëtim të rehatshëm, shëndet dhë kryerjen e obligimeve te haxhit, dhe inshallah Allahu ua mundëson të kthehen me haxh të pranuar. Kurse familjarëve të tyre ju dëshiron mirëqenie të plotë dhe të mira në këtë botë  dhe botën tjetër.

Gjithashtu ju bëmëj me dije se do të ju informojmë gjatë periudhës së haxhit për gjendjen e haxhinjëve derisa sa të kthehen në shtëpitë e tyre.

Me respekt¨

Kryesia e QIKSHN-së

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com