Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Lufta e kosovarëve për kurorën e Suedisë

 

Ekipi i Agon Mehmetit dhe Dardan Rexhepit, Malmo, dhe ai i Ardian Gashit, Helsinborgsi, janë në luftë të fortë për titullin kampion. Një xhiro pa mbaruar kampionati në këtë vend skandinav, të dy ekipet kanë mbledhur nga 64 pikë, por Malmo kryeson renditjen pasi ka goldallim më të mirë si dhe bilanc më të mirë në duelin e drejtpërdrejtë me Helsinborgsin.

Një është e sigurt: kampioni i ri i Suedisë do të ketë në radhët e saj një apo më shumë futbollistë kosovarë. Por, e sigurt është se edhe vendi i dytë dhe i tretë do të kenë kosovarë në radhët e tyre.

Ekipi i Agon Mehmetit dhe Dardan Rexhepit, Malmo, dhe ai i Ardian Gashit, Helsinborgsi, janë në luftë të fortë për titullin kampion. Një xhiro pa mbaruar kampionati në këtë vend skandinav, të dy ekipet kanë mbledhur nga 64 pikë, por Malmo kryeson renditjen pasi ka goldallim më të mirë si dhe bilanc më të mirë në duelin e drejtpërdrejtë me Helsinborgsin.

Në rast se të dy ekipet fitojnë në xhiron e fundit, që zhvillohet të dielën në të njëjtën orë (16:30), atëherë Malmo do të festojë titullin dhe do të bëhet gati për pjesëmarrje në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, kurse Helsinborgs si nënkampion do të luajë në Ligën e Evropës. Malmo do të presë Mjallbyn e vendit të pestë, kurse Helsinborgs Kalmarin e vendit të nëntë.

Lojtari kyç te Malmo, Agon Mehmeti, është i bindur që ekipi i tij nuk do të lëshojë rastin për t’u shpallur kampion. Ai ka shënuar dhjetë gola, më shumë se kushdo tjetër në ekip dhe Malmo tani e vlerëson kartonin e tij dy milionë euro.

“Jemi shumë afër për t’u shpallur kampion dhe në ndeshjen e fundit do të japim gjithçka nga vetja për të arritur qëllimin tonë. Do të isha shumë i lumtur sikur të fitonim këtë vit. Ne jemi lider dhe do të luftojmë të fitojmë edhe ndeshjen e fundit”, ka thënë Mehmeti të martën për gazetën. Ai ka bashkëlojtar Dardan Rexhepin, që është stabilizuar në ekipin bazë.

Ndërkohë, te Helsinborgsi po ashtu fjalën kyç e ka kosovari Ardian Gashi, që këtë edicion ka shënuar pesë gola. Mehmeti vlerëson lart bashkëkombësin e tij.

“Ardiani këtë vit ka pasur paraqitje të mira duke marrë parasysh se është viti i parë në Helsinborgs dhe Suedi. Ai ka qenë çelësi i mesfushës së skuadrës së tij”, ka thënë Mehmeti. Gashi u transferua në këtë skuadër nga Fredrikstadi norvegjez në fillim të këtij viti.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, që jeton dhe punon në Suedi, vlerëson se Malmo ka shumë më shumë gjasa të fitojë titullin.

“Malmo vështirë do të mposhtet. Malmo është ekip më i mirë dhe do të fitojë titullin. Kjo skuadër ka pasur planifikim”, ka thënë Bunjaki. Ai ka lavdëruar të gjithë kosovarët që aktivizohen në këtë kampionat. Edhe Astrit Ajdareviqin, që me skuadrën e tij Orebro ka siguruar tashmë vendin e tretë. Orebro ka 52 pikë, tetë më shumë se vendi i katërt. Ajdareviq kësaj skuadre iu bashkua në verë dhe deri më tash ka shënuar pesë gola.

Në Suedi aktivizohen edhe disa futbollistë të tjerë kosovarë.

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com