Gashi fiton Kupën e Suedisë me Helsingborgin
Stokholm, 14 nëntor – Mesfushori kosovar Ardian Gashi ka fituar Kupën e Suedisë me skuadrën e tij Helsingborg. Helsingborgu mposhti në finalen e luajtur të shtunën Hammbarbyn e Kategorisë së Dytë me rezultatin 1:0. Gashi u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë, ndërsa goditi edhe traversën. Golin e fitores për Helsingborgun e shënoi Rasmus Jonsonn në minutën e 80-të. Helsingborgu kupën e Suedisë e fitoi për herë të katërt. Së fundi këtë trofe skuadra e kishte fituar në vitin 2006. Gashi te Helsingborgu kaloi në janar të këtij viti nga skuadra norvegjeze Fredrikstad. Ai me Helsingborgun u shpall nënkampion i Suedisë këtë edicion. Gashi pritet të vazhdojë kontratën me këtë skuadër. Kontrata aktuale i skadon në fund të vitit 2011.
Vlen të tregohet edhe kjo se në kampionatin suedez në ekipet kryesore luajn 5 kosovar që kan qenë lojtar bazë ne ekipet e tyre.Në Malmø kampionin e Suedisë për këtë vit luajtën 2 kosovar Mehmeti dhe Rexhepi në Helsinborg vendin e dytë në kapionatin dhe fituesin e Kupës së Suedisë luajti Gashi, në Orebo qe zurin vendin e tret luajti kosovari Ajdarevic ne ekipin qe hyri ne ligëne parë Norrkoping luajti Hasani duke llogaritur që Bajrami u shit këtë vit nga Suedia në Holand konstatojmë se kosovaret kan vershue ne futbollin suedez dhe se pritet qe reprezentacioni i Kosoves të ketë një bazë të fort ngaSuedia sepse shumica e ketyre janë te rinjë dhe me perspektiv
sh.r/ Kosovalbaner.com/
Një gol i Ardian Gashit në kampionatin norvegjez vite më parë





