Futbollistët kosovar dominojn ne ligën suedeze(allsvenskan)
Malmo e ka festuar të dielën titullin e 16-të në histori të vetë, pasi e mposhti Mjallbyn me rezultat 2:0, në xhiron e fundit të kampionatit suedez, Allsvenskan.
Këtij triumfi iu gëzuan edhe dy futbollistët shqiptarë, Agon Mehmeti dhe Dardan Rexhepi. Madje, i pari luajti 90 minuta dhe arriti ta shënojë golin e dytë për Malmon, në minutën e 44-t. Kurse, i dyti u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të në vend të Molins.
Vendësve iu nevojiten vetëm 17 minuta, për të kaluar në avantazh përmes Hamad. Nga ky moment, tifozët e Malmos nisën festën, në 100 vjetorin e themelimit të këtij ekipi, i cili u shpall kampion për herë të parë pas vitit 2004.
“Është ndjenjë e jashtëzakonshme, por bëhet realitet një ëndërr”, ka thënë heroi i mbrëmjes, Agon Mehmeti.
Festa e Malmos ka vazhduar deri në mëngjesin e së hënës. “Së pari po zbavitemi në stadium, kështu që më vonë do të festojmë në qytet, në mënyrë korrekte”, theksoi 20 vjeçari, i cili në fund të ndeshjes kishte mundësi që ta ngriste avantazhin e vendësve në 3:0.
Malmo e mbylli sezonin me 67 pikë, dy më shumë se Helsingborgs IF i Ardian Gashit, i cili të dielën barazoi në shtëpi me Kalmarin e Etrit Berishës. Kurse, pozita e tretë, me 52 pikë të tubuara i takoi Orebros, ku po ashtu luajnë dy futbollist shqiptar: Astrit Ajdarevic dhe Denis Abdullahi.





