Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ëndrra e realizuar e Agon Mehmetit

 

Malmo, 9 nëntor – Në vitin 2004, sulmuesi kosovar Agon Mehmeti, ishte në tribuna dhe po festonte titullin e kampionit të Suedisë të fituar nga Malmo, që ishte i fundit deri fundjavën e shkuar. Gjashtë vite më vonë, Mehmeti është futbollisti kryesor te Malmo, që riktheu titullin e kampionit pas gjithë kësaj pritjeje. Skuadra e Malmos në xhiron e fundit mposhti në shtëpi Mjallbyn 2:0, kurse Mehmeti shënoi golin e dytë. Për Mehmetin 20-vjeçar ky ishte goli i 11-të këtë edicion dhe e bën atë shënuesin më të mirë te Malmo, klub ky që deri më tash ka fituar 16 tituj kampioni.

“Në vitin 2004 isha i ulur në tribuna dhe vrapova në fushë për të festuar titullin e kampionit me futbollistët, ndërsa tash këtë përvojë po e përjetoj ndryshe. Është një realizim i ëndrrës, që vështirë mund të përshkruhet”, ka thënë Mehmeti, të hënën për mediumet suedeze. Më 2004, ai ishte lojtar i gjeneratave të reja të kësaj skuadre. “Kemi punuar shumë këtë edicion dhe kësaj here ishte radha ynë të shpallemi kampion, sepse e kemi merituar plotësisht. Në ndeshje të tilla si me Mjallbyn gjithkush dëshiron të luajë”.

Mehmeti thotë se të gjithë po e krahasojnë me sulmuesin e skuadrës së Milanit, italianin Filippo Inzaghi. Sulmuesi kosovar zbuloi se kur shënoi golin e dytë te Malmo pa përfunduar pjesëloja e parë gjithçka u errësua para tij.

“Shumica më krahasojnë me Inzaghin, por unë vetëm kryej punën time. Kur shënova golin gjithçka m’u errësua dhe nuk dija kah të shkoja, por pashë tifozët duke festuar dhe u afrova aty”, tha Mehmeti.

Së bashku me Mehmetin titullin e kampionit te Malmo e ka festuar edhe mesfushori kosovar Dardan Rexhepi, që është pjesë e kësaj skuadre.

“Ishte një kaos i vërtetë, sepse të gjithë festonin dhe këndonin. Gjithçka ishte e përkryer dhe më pëlqeu kjo ndjenjë që përjetova”, tha Rexhepi 18-vjeçar për mediat suedeze.



ed>

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com