Hyrje » Lajmet » Kosova »

Albin Kurti-biografia

 

Albin Kurti eshte lindur me 24 Mars te vitit 1975 ne Prishtine. Shkollen fillore (1981-1989) dhe shkollen e mesme (1989-1993) perfundoj ne Prishtine me rezultat shembullore. Ne vitin akademik 1993/94, Albin Kurti, filloj studimet pran Fakultetit te Elektros ne Universitetit te Prishtines.

Ne Gushte te vitit 1997, Albin hyri ne Unionin e pavarur te studenteve te Universitetit te Prishtines si antar i kryesise se Unionit me detyre mardhenjet me jashte. Albini ishte gjithashtu njeri nder organizatoret e protestave paqesore te studenteve te U.P per lirimin e objekteve shkollore te cilet mbaheshin nga profesoret dhe sutendet serb. Albini se bashku me kryesin e UPSUP organizuan protesta paqesore te studenteve me 1 tetor 1997, 29 tetor 1999, 30 dhejtor 1997 dhe 13 mars 1998.
Gjate kesaj kohe ishte ftuar ne disa takime ne Washington D.C, New York, Burksel, Kopenhagen, dhe ne Parlamentin Evropian ne Strasburg me qellim informimin e komunitetit boterore rreth kerkeses se ARSYESHËMe te studenteve. Albin gjithashtu eshte takuar edhe me personalitete te larta te politikes se jashtme boterore si Robin Cook (ish-ministri i jashtem i Britanise se Madhe), Kluas Kinkel (ish-minister i jashtem i Gjermanis), Huber Vedrine (minister i jashte i Frances), Rober Gelbard (ish-perfaqesuesi special i Presidenti Klinton per Ballkanin) dhe me ambasadoret dhe perfaqesuesit e ambasadave te vendeve perendimore te cilet ishit te akordituara ne Beograd Ne Gushte te vitit 1999, Albin filloj te punoj ne zyren e perfaqesuesit politik te UCK, Adem Demacit, ku sherbente si perkthyes.

Ne fillim te Marsit te vitit 1999, Albini nderprehu te gjithas aktivitetet ne UPSUP dhe pran zyres se Perfaqesusesit politik te UCK per te vazhduar studimet e tij ne universitet.
Gjate fushtates se bombardimeve te Nato-se, Albini mbeti (qendroj) ne Prishtine, kur policia serbe e arestoj ate me 27 prilli dhe deri me 1 Maj eshte mbajtur ne burgun e Prishtines. Me 2 Maj eshte transferuar ne burgun e Lipjanit ku ai qendroj deri me 10 qershor. Gjate kesaj kohe eshte tortoruar barbarishte. Albin eshte akuzuar per takimin me Richard Holbrooke (ku ne fakt, albin kurr nuk e ka takuar) dhe takimin me Christopher Hill.

Me 10 qersor, Albini dhe shume shqiptar te tjere te burgosur jane transferuar nga burgu i Lipjanit (Kosove) ne burgjet serbe. Me 12 Qershore Komitteti nderkombetar i Kryqit te Kuq informon qe Albini mbahet ne burgun e Pozarevac.

Në Gjykatën e Qarkut në Nish, e cila e ka marrë kompetencën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ishte mbajtur gjykimi kundër Albin Kurtit, njërit prej udhëheqësve të studentëve shqiptarë, i cili ishte burgosur më 27 prill të vitit 1999, në Prishtinë. Në fillim të gjykimit, Albin Kurti ka deklaruar se është shtetas i Republikës së Kosovës, se nuk e pranon këtë gjykatë, por vetëm gjykatën e popullit të vet, se nuk do të përgjigjet në pyetjet e gjykatës dhe se refuzon avokatin. Në aktakuzë theksohet se Albin Kurti “gjatë vitit 1998, ka marrë pjesë në krijimin e bandës, e cila ka qenë në përbërje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” dhe se ka marrë pjesë në “negociatat për këmbimin e policëve në Dragobil e Likoc”, se ka “qenë anëtar ilegal i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës” dhe “sekretar i përfaqësusit politik të UÇK-së, Adem Demaçit”.Gjatë këtij procesi gjyqësor, Albin Kurti, midis të tjerash, ka thënë se si anëtar i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve dhe si kryetar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të këtij Unioni ka organizuar demonstratat e studentëve, “që kishin për synim pavarësinë e Kosovës dhe marrjen e Universitetit dhe kthimin e studentëve dhe profesorëve shqiptarë”. Sipas fjalëve të Albinit, qëllimi i demonstratave ka qenë “pavarësia e Kosovës dhe lufta kundër regjimit serb, i cili me forca policore e ka pushtuar Kosovën dhe ka ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve”. Albin Kurti po ashtu ka deklaruar para gjykatës se është e vërtetë se ka qenë sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçit, dhe se këtë e ka bërë për shkak të admirimit dhe respektit ndaj tij dhe për ta përkrahur dhe paraqitur politikën e UÇK-së” për realizimin e qëllimit të shenjtë – Pavarësisë së Kosovës dhe çlirimit të shqiptarëve nga regjimi okupues fashist i Sllobodan Millosheviqit.
Albin Kurti u denua me 15 vjet dhe pasi ardhjes se Koshtunices ne pushtete u lirua.

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com