“28 Nëntori” në Tveita-Oslo

 

Në Tveita të Oslos u organizua festimi i “28 Nëntorit” nga një Këshilli Organizativ për Festen e Flamurit Kombëtar në Oslo, i formuar enkas dhe vetem për ket rast   .Pjesëmarrja në këtë festim ishte e knaqëshme si me grupin artistik po ashtu edhe me pjesëmarrës.

E veqanta e këtij festimi ishte pjesëmarrja e Mirush Kabashit(artist nga Shqipërija )dhe Din Mehmetit (shkrimtar dhe analist nga Maqedonia.)

Programi pat këtë përmbajtje:

1.Himni kombëtar

2:Prezentimi i iniciativës për këtë festë nga Nufri Leka

3.Rëndësia e ditës së flamurit nga Kim Mehmeti

4.Fjalët e qiririt-Shqipe Esati

5.Kënga”Unë jam shqipte nga Kosova”Lonida Osmani

6.Vallja”Bashkimi i trojeve shqiptare”Grupi “shqiponjat e diasporës”me artistin Mirush Kabashin

7.”këndoma këngën “Shengyle Berisha dhe Shefki Mala

8.Frupi filklorik 2Rilindja” me monolog nga Albion Krasnqi

9Interpretim nga Mirush Kabashi

10.”a ka shqiptar n`taborin tim”?-Pjesa teatrale(grupi dramatik”Alabni”)

11″Shqipëri oj nëna ime” nga grupi “Ilirida”

Fjala hyrëse e Nufri Lekës

Të nderuar bashkëatdhetar,

mysafir të respektuar nga atëdheu,

miqë norvegjez!

Në emrin tim dhe të Këshillit organizativ për festën e flamurit kombëtar në Oslo, U uroj Ditën e Flamurit dhe të pavarsis së Shqiprisë.

Jemi tubuar sonte këtu për këtë Festë të përvjetshme për të shënuar Ditën më të rëndësishme të historisë së shqiptarve dhe nyjen lidhëse të tyre gjatë shekujve. Sonte jemi këtu të gjithë së bashku pa dallime si në asnjë datë tjetër për popullin shqiptar.

Dua të them dy fjalë për rëndësinë e kësaj dite për neve këtu dhe të gjithë shqiptarët të cilët festojnë largë atëdheut të tyre. Dita e flamurit ka qenë, është dhe do të jetë pika e referimit të qenurit shqiptar në përjetësi. Këtë ua kemi borxh të parëve tonë dhe brezave që vijnë e riten largë atëdheut;

Se Festa e Flamurit duhet festuar kudo që ka shqipëtar. Me ketë festë u japim qetësi dhe respekt shpirtërave të të parve tonë dhe krenari  e optimizëm fëmijve dhe nipërve tonë, sidomos kur jemi largë dhe ndjejmë frigën e tretjës tonë në oqeanin e multietnicizmit. Kjo mbrëmje le të jet dhe mbrëmje  e reflektimeve tona se kush jemi dhe kush dëshirojm fëmijët tonë të jenë.

Të nderuar!

Festën e Flamurit në atdheun tonë përkujdesen ti organizojnë institucionet e organizata dhe popullit zakonisht i bie të festoj,  por neve kurbetqarët kemi obligim të bëjm si zakonisht një vetëorganizim dhe përpjekje aq sa kemi mundësi për ta shënuar këtë Ditë të Krenarisë. Dhe mu për ketë dua tju njoftoj se kjo festë e sotme është rezultat i punës dhe kontributit material të  Këshillit organizativ i cili u formua enkas për këtë qëllim para ca muajsh.

Prandaj shfrytëzoj rastin ti përshëndes të gjithë dhe ti falënderoj për punën  dhe kontributin e tyre si dhe të gjithë pjesëmarsit e programit festiv e artistik, se pa kontributin e tyre vullnetar kjo festë do ishte e varfër.

Një falënderim të veçant për mysafirët tonë të respektuar të cilët morën rrugën për këtej që ta kalojn këtë Festë së bashku me ne.

U dëshirojm një mbrëmje festive dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja.

 Në vazhdim disa inserte nga pikat artistike

 

 

Biseduam me  njerin nga organizatorët për rrejdhen e këtij organizimi me Hamdi Ferën i cili u shpreh: jam shumë i knaqur me organizimin dhe pjesëmarrjen kaq masive.Gjithqka shkoi perfekt dhe shpresojë qe edhe pjesëmarrësit janë ndar të knaqur .Këtu përveq pikave te progogramit artistik ne patëm edhe ushqim tradicional.

Shfrytëzoj rastin  i falenderoj te gjithë bashkorganizatorët pjesëmarrësit e programit artistik si dhe ata qe na ndihmuan ne informim “Radio Rilindjen”dhe “Radion Zëri i Arbërit” njëhrit Hamdiu falenderoi edhe kosovalbaner.com për informimin korrekt dhe konstruktiv

I ftojm te gjithë ata qe kan fotografi dhe video nga festimi i “28 nentorit” te na i dergojnë në  rukovci@live.no  dhe ne do t i publikojmë

sh.r/kosovalbaner.com/

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com