Me gjoks zbuluar…

 

I madh apo i vogël, natyral apo me silikon, gjoksi në shumë kultura ka qenë dhe vazhdon të mbetet një mjet i fuqishëm joshjeje, një “laborator” biokimik dhe biznes i madh. Kur syri të shkon atje, të heqësh shikimin është gjithmonë një problem. Po përse u pëlqen kaq shumë, sidomos meshkujve? Cila është masa e duhur? Kush janë më të mëdhenjtë në botë? Ja se ç‘mund të zbuloni për këto “objekte” kaq shumë të adhuruara dhe të dëshiruara nga të gjithë meshkujt.

Një poster publicitar gjigand, ku përmes këtij gjoksi jashtëzakonisht të madh bëhet reklama e një shampoje trupi, është vendosur në rrugët e Lubjanës në Slloveni, por këtij kalimtari duket se nuk i bën fare përshtypje, ndoshta sepse seksi nuk shet më?

Funksioni kryesor i tij është ushqyerja e fëmijës me gji. Por si formohet qumështi? Ai sintetizohet brenda strukturave të quajtura lobe, të ngjashme me kokrrat e rrushit. Këtu prodhohet qumështi, që përmes një sistemi kompleks tubash të vegjël dhe të hollë arrin deri te thithat. Lobet, edhe pse në formë të atrofizuar, gjenden edhe te meshkujt. Është vërtetuar se nuk është e nevojshme të kesh një gjoks të madh për ta ushqyer fëmijën me gji. Edhe një nënë me gjoksin më të vogël, nëse gjithçka funksionon mirë, gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji mund të arrijë të prodhojë deri në një litër qumësht në ditë (një lopë mund të prodhojë deri në 25). Në foto, një grua etiopiane e tribusë Mursi, teksa ushqen fëmijën e saj me gji. Copat e drurit të vendosura në buzën e poshtme dhe ngjyrosja e trupit me të bardhë konsiderohen si shenja bukurie.

Po si ka mundësi që njeriu, primatët dhe thuajse të gjithë gjitarët, kanë vetëm dy gjinj, ndërsa shumë kafshë të tjera kanë më shumë? Kjo varet nga fakti se sa këlyshë do t’i duhet të ushqejë në të njëjtën kohë: një grua, një elefant, apo një rinoceront rrallë sjellin në jetë më shumë se një pasardhës në një herë të vetme. Shumë ndryshe është kur flasim për enrec-in, një gjitar i vogël me prejardhje nga Madagaskari, që me 22 gjinjtë e tij mban rekordin mes kafshëve. Po ashtu balena e kaltër, gjitari më i madh që ekziston (30 metra gjatësi dhe një peshë prej 150 tonësh) është prodhuesja më e madhe e qumështit: deri në 70 lira në ditë. Të vegjlit e saj, duke e pirë, mund ta rrisin peshën deri në 90 kilogramë në ditë.

Gjinjtë përbëhen kryesisht nga dhjami, që nis të akumulohet rreth lobeve dhe nën lëkurë gjatë pubertetit. Pikërisht kjo masë dhjamore e lejon nënën ta ushqejë me gji fëmijën edhe në rastin e mungesës së ushqimit dhe dietave shumë të varfra: mjafton që të pijë dhe organizmi i saj e shndërron ujin dhe kripërat minerale në qumësht për të vegjlit. Po përse humbet formën? I gjithë faji është i gravitetit: gjëndrat e qumështit kanë pak lidhje me indin muskulor rrethues dhe forma e gjoksit varet ekskluzivisht nga lëkura përreth tij. Palestra, kremrat apo ushtrimet fizike mund të bëjnë shumë pak kundër zbutjes së indeve të shkaktuara nga shtatzënitë, ushqyerja me gji, apo thjesht nga kalimi i viteve. Uji i ftohtë mund të ndikojë në tonifikimin e tij.

Në fund të vitit 2008, “Facebook” ka eliminuar nga faqet e veta fotot e nënave që ushqenin me gji fëmijët, duke i konsideruar si të papërshtatshme. “Një gji i zbuluar në formën e tij të plotë dhunon rregullat e ‘Facebook’-ut”, ka deklaruar për median Barry Schnitt, zëdhënësi i rrjetit social. Shumë gra manifestuan në shenjë proteste, duke i ushqyer me gji fëmijët të gjitha njëkohësisht.

Por qumështi i nënës nuk është vetëm për fëmijët: kuzhinieri amerikan, Daniel Angerer, e përdor për të prodhuar djathë. I lehtë, i tretshëm dhe natyrisht i ëmbël. “Është më i shëndetshëm se ai me qumështin e lopës. Për më tepër është shumë natyral”, deklaroi Lori Mason Angerer, gruaja e Daniel për “New York Post”. Tregtimi i djathit me qumësht gjiri është ndaluar nga autoritetet amerikane, sepse nuk përfshihet në listën e produkteve të qumështit. Edhe të sapolindurit mund të nxjerrin ndonjëherë qumësht nga gjinjtë e tyre të vegjël, por kjo substancë është shumë e ngjashme me kulloshtrën, domethënë qumështin e parë që nëna prodhon menjëherë pas lindjes. Ky fenomen, që i detyrohet përqendrimit shumë të lartë të estrogjeneve në gjakun e të porsalindurit, mund të manifestohet edhe te meshkujt dhe largohet vetë brenda disa javëve.

Më shumë se tre milionë gra në botë i janë nënshtruar një operacioni për zmadhimin e gjoksit. Vendin e parë e mban SHBA me 370 mijë raste. Por të ribësh gjoksin duket se nuk është shumë ekonomike: çmimi mund të shkojë nga pesë deri në dhjetë mijë euro. Legjenda më e përhapur urbane rreth gjoksit “të bërë” tregon se ato mund të shpërthejnë në avion. Në të vërtetë, është gënjeshtër: protezat e silikonit mund të prishen, por jo të shpërthejnë për shkak të lartësisë. Silikoni është një lëng i qëndrueshëm dhe në kabinat e avionëve ajri është i presuar. Një ndërhyrje kirurgjikale për zmadhimin e tij mund të zgjasë rreth një orë dhe kërkon gati 2 ditë pushim absolut. Shpesh është parë se operacione të tilla mund të shkaktojnë probleme me shëndetin. Për sa i përket masës ideale, konsiderohet 2-shi.

Operacioni për zmadhimin e gjoksit mendohet të jetë “paradhoma” e tradhtisë: kështu tregon një studim i fundit i bërë nga Universiteti i La Sapienzas në Romë, nga profesor Giulio Basoccu, docent i kirurgjisë estetike. Kërkimi u realizua te 3000 gra me moshë nga 25 deri në 40 vjeçe, të fejuara dhe të martuara, që në pesë vitet e fundit e kishin rritur gjoksin e tyre përmes ndërhyrjeve kirurgjikale. 35 për qind e të intervistuarave, domethënë një në tre gra, deklaruan se pas ribërjes së gjoksit kishin pasur më shumë të dashur. 38% e grave thanë se, edhe pse nuk kishin arritur deri te tradhtia, kishin parë një interes më të madh nga ana e meshkujve, që e shohin gjoksin si mjet të fuqishëm joshjeje. “Pacientet, deklaroi Basoccu, thanë se me gjoksin e ri janë ndier më gra dhe pjesa më e madhe e tyre rrëfyen se u pëlqente të nxirrnin në pah dekoltenë, duke blerë veshje të ndryshme nga ato që kishin veshur më parë, por që i kishin ëndërruar gjithmonë”.

Po përse gjoksi i madh u pëlqen shumë meshkujve, ose më mirë pjesës më të madhe të tyre? Seksologët shpjegojnë se gjoksi është objekt dëshirash i të porsalindurve që nga vitet e para të jetës. Te disa, kjo dëshirë, që shpesh lidhet me kujtimet për nënën kur ishin të vegjël, vazhdon të mos ndryshojë edhe në moshë të rritur. Kjo është arsyeja kryesore se përse burrat tërhiqen nga gjoksi i madh.

Me kalimin e moshës, dihet që gjoksi nuk mund të jetë më i bukur si dikur. Por nuk është e thënë që edhe në këtë kohë një gjoks i tillë të mos ketë adhuruesit e vet: mjaftojnë pak ngjyra dhe një penel për ta shndërruar në një vepër arti, si ai i kësaj modeleje në konkursin ndërkombëtar të “Body art” në Shën Pjetërburg.

Me spektakleve të para, ku femrat kanë dalë me gjoksin zbuluar, është pikërisht kabareja e Moulin Rouge, lokali i famshëm parisian i hapur në vitin 1870. 60 balerinat e tij në atë kohë kishin karakteristika fizike thuajse perfekte: të gjata 1.75 cm, një gjoks jo shumë të madh, një përgatitje të madhe në kërcimet klasike dhe shumë vullnet. Këto kritere zbatohen ende sot. Zakonisht ato nisin të performojnë shumë të reja dhe kontrata e punës firmoset nga prindërit. Pjesa më e madhe e tyre vjen nga Australia. Jeta e tyre private dhe profesionale “mbikëqyret” nga rregulla të ashpra: të gjitha duhet të prezantohen në lokal në orën 07:30, nuk mund të shëndoshen dhe dobësohen sipas dëshirës. Po ashtu, ngjyra dhe modeli i prerjes së flokëve mbahet nën vëzhgim. Për të realizuar spektaklin është e nevojshme ndërhyrja e rreth 350 personave, nga të cilët 80 në sallë dhe 20 në kuzhinë, përveç artizanëve që merren me prodhimin e këpucëve dhe veshjeve me pendë. Spektakli kushton rreth 7 mijë euro në vit, para që duhen për të realizuar 1000 kostume, 800 palë këpucë dhe për të blerë shumë kilogramë me temina shumëngjyrëshe.

Gjoksi është mjet joshjeje në shumë kultura: përfaqëson esencën femërore dhe një mjet erotik shumë të fortë. Kjo tërheqje ka nisur herët, që kur meshkujt nisën të ndjenin kënaqësinë gjatë marrëdhënieve intime. Në këtë foto, mijëra gra me gjoksin zbuluar kërkojnë të zënë vendin e gruas së 14-të të Mbretit të Svaizlandit.

Gjoksi më i madh në botë është ai me numër 9 dhe i përket brazilianes Sheyla Hershey, që ka hyrë në librin “Guinness”. Por për të arritur deri këtu, Sheyla-s iu desh t’u nënshtrohej plot 9 ndërhyrjeve kirurgjikale. Gjoksi më i madh natyral është ai i amerikanes 50-vjeçare, Norma Stitiz.

 
 
 

Just a moment...
Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com