Hyrje » Norvegji » Intervista » LUAN BEXHETI-aktor »
Luan Bexheti aktor me prejardhje nga Tetova,jetoi ne Norvegji dhe tani aktron ne Amerikë
Luan Bexheti, producent e aktor i njohur nga Tetova që jeton e vepron në Amerikë, ka një karrierë dhe jetë të pasur artistike. Ai është një ndër emrat që ka prekur me elegancë skenën Holivudiane përkrah emrave të njohur të aktrimit.Kësaj herë Luan Bexhetin e takuam në Shqipëri, ku enkas nga Amerika kishte ardhur për të realizuar xhirimet e filmit “Një sy mbyllur” në regji të regjisorit Andamion Murataj. Aty luan rolin kryesor, Xhoni Ukdedaj, një shqiptar i lindur në Amerikë, që kthehet në Shqipëri për tu martuar e për të marr një gjak, nuk na zbulon më shumë detaje rreth këtij projekti filmik, dëshiron që të mbeten surprizë, për premierën e filmit.
Luan Bexheti, producent e aktor i njohur nga Tetova që jeton e vepron në Amerikë, ka një karrierë dhe jetë të pasur artistike. Ai është një ndër emrat që ka prekur me elegancë skenën Holivudiane përkrah emrave të njohur të aktrimit.
Gjëja më e bukur e shfaqjeve të Luanit është natyrshmëria e aktrimit, nuk ka interpretime false, të gjitha janë të luajtura me mjeshtri qoftë në teatër apo film.Ciltërsia që buron nga brendësia e shpirtit dhe përgjegjësia që ka ndaj punës e bjënë Luanin më të kujdeshëm por edhe udhërëfyes drejt suksesve të reja.
Janë baromtër që e ngrisin drejtë rrugëve të suksesit dhe shtigjeve reja për projekte të reja e madhore. Atë e radhisin në piedestalin e suksesit e të karierës, rrugë të vëshira që kërkojnë shumë mund e djersë, sakrificë e investim në vete, por edhe të mundësojnë të shijosh ëmblësinë dhe kënaqësinë e suksesit.
Natyrë mjaft komike, por edhe shumë serioze kur e do nevoja. Modest dhe mjaft i afrët me rrethin e shoqërisë së tij, por edhe i përgjeshëm në punë. Ndoshta nganjëherë edhe vet nuk e kupton se cila është fama e tij në skenat shqiptare por edhe ato ndërkombëtare. Projekte shqiptare por ”alla amerikane”, kështu në formë komike do të shprehej Luani në stilin e tij.
Vendin e lindjes ku edhe bëri hapat e parë, nuk e haron për cdo ver është këtu pranë miqve e familjarëve. “Një pjesë të pushimeve i bëj në Odrin tim ë bukur, mar ajër e energji për një kohë më të gjatë, kam ecur shumë vende, por Odri mbetet shumë i dashur për mua”-shprehet ai.
Luan Bexheti, producent e aktor i njohur nga Tetova që jeton e vepron në Amerikë, rrëfen jetën e dhe karrierën e tij artistike. Ai është një ndër emrat që ka prekur me elegancë skenën Hollivudiane përkrah emrave të njohur të aktrimit.

Si një e aritur mjaft e madhe në karrierën e Bexhetit mund të quhet pjesëmarrja në shfaqjen televizive “Majkëll Mur live” të regjisorit Majkëll Mur, i cili fitoi çmimin e parë të Kanës me filmin dokumentar kushtuar ngjarjeve të 11 shtatorit në Amerikë, “Farenhajt 9/11”.
Para disa vitesh është përfshirë në librin “Actors handbook”, për metodën e Stanisllavskit “The Method”, të cilën e ka studiuar në Lee Strasberg Institute.
“Actor’s Handbook” është një libër antologjik për aktorët që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë. Ai ka dhënë një intervistë rreth teknikës së aktrimit në stilin rus të Stanilavskit. Pastaj ata e vendosën të botojnë edhe në libër, këtë intervistë.
Karriera e tij artistike si aktor evidentohet në mjaft filma shqiptarë e të huaj. Aktori është bërë i njohur te filmi “Maree”, një prodhim shqiptaro-italian i regjisorit italian Xhejms Pellerito. Ky film ka marrë vlerësimet maksimale gjatë viteve 2003-2004, duke fituar çmim në Festivalin e Nju-Orleansit, në Festivalin e Tiburonit, me çmimin “Federico Fellini”, në Festivalin në Los Anxhelos, ndërsa në Festivalin e Filmit Amerikan është shpallur filmi më i mirë me metrazh të shkurtër.
Luan Bexheti është i vetmi aktor shqiptar që ariti të përfshirë në antologjinë për aktorë “Actor`s Handbook”, shkruar nga Sherry Eaker. Është vetmi shqiptar sespe të gjithë emrat janë artistë të Hollivudit, sipas dëshmisë së Luanit: “Nuk është e thënë që të jetosh patjetër në Hollivud për të qenë pjesë e tij, pra e Holivudit. Plus fakti që desha të krijojë karrierë në Amerikë pasi nëse ke sukses në Nju Jork atëherë e gjithë bota e di se kush je”.
Ai rëfen se si për herë të parë është dashuruar në dërasat e teatrit e në objektivin e kamerës. Pasioni i aktrimit lindi rastësisht kur është zgjedhur të realizojë një reklamë për kompaninë shtetërore të trenave norvegjez “NSB”. Herën e parë ka marrë pjesë në një film me titullin “North Star” (Ylli i Veriut) dhe kjo ka qenë në vitin 1994 në Oslo.
Aktor shqiptar, ai është i mirëpritur edhe në skenën ndërkombëtare, për Luanin kjo është një ndjenjë e lumturisë:” Si shqiptarë kemi nevojë t’ju tregojmë botës se kush jemi dhe nëse na jepet mundësia ne jemi të mrekullueshëm në të gjithë profesionet”-shprehet lirshëm ai.
Sipas tij në lojën “GTA4″ ka luajtur një gangster shqiptar dhe ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për të, sidomos kur loja arriti të fitojë më shumë se 600 milionë dollarë vetëm javën e parë që ishte në shitje në tregun botëror. Ai ka qenë aktori i parë shqiptar që ka fituar rol në këtë lojë dhe pastaj i ka njoftuar edhe disa kolegë të tjerë, po shqiptarë.
Kinemaja i pëlqen se e xhiron një film dhe pastaj mund ta shikosh shumë herë. Ndërsa në teatër është më i lumtur si aktor se vetëm atëherë e nden veten të gjallë dhe krijues. Skenat e teatrit janë më të dashura sespe një kohë më të gjatë është në rolin e persoanzhit që e interpreton është në komunikim të drejtëpërdrejtë me publikun. Edhe personazhi i filmit e ka pergjegjësinë e vet si edhe personazhi dramatik, por ai më mirë ndihet në rolet dramatike.
Ai i jep rëndësi të veçantë momentit kur del ne skenë, ka punuar vite të tëra se si të përgatitet aktori për momentet e para të daljes në skenë, janë bërë ushtrime dhe lëvizje koncentruese, që kontakti i parë me publikun të jetë i bindshëm, i sinqerë dhe shumë i afërt. Luani thotë se kurrë nuk mund ta mashtrohet publiku, se ai është i ngritur dhe e di shumë mirë se ti je ose nuk je i koncentruar në rolin dhe për atë që duhet bërë në skenë.
Luani ka marr pjesë në shumë spote reklama te ndryshme,video spote te grupeve muzikore të njohura si psh. me rok grupin suedez “HELLACOPTERS”, por edhe të këngëtarëve shqiptar, si këngëtari tetovar Shkumbi Ismalini me këngën “Bindem’.
Gjatë karierës së tij ka patur mundësi që të takohet me shumë aktorë e emra tënjohur te filmit, ai vecon: Al Pacino, Robert DeNiro, Sylvester Stallone, Mel Gibson, Sharon Stone,Bruce Ëillis, James Bellushi, Eliza Dushkun dhe shumë tjerë. Bashkëpunim të sukseshëm ka patur edhe me aktorë, regjisor e artistë shqiptarë si: Timo Flloko, Kujtim Cashku, Bajrush Mjaku, Elza Zagreda, Bekim Fehmiut, e shumë emra të tjerë. Luani ka qenë i pranishëm edhe në disa projekte televizive, si ne serialin “CHANGE OF HEART” , në komedinë Luigi Pirandello’s CHE-CHE ku kanë mledhur fonde për jetimët e Kosovës pas luftës. Zëri i tij ka qenë i pranishëm dhe ka luajtur Lek Dugagjini “KANUNI”, në komedinë “BUKË E DJATH” dhe “DIVORCE ALBANIAN STYLE”
Luani tani më është afishuar në stendat e reklamat e bulevardeve mahnitëse njujorkeze duke tërhequr edhe vëmendjen e adhuruesve të shfaqjeve teatrale. Luan Bexheti, pas disa aktrimeve të suksesshme dhe realizmit të disa filmave, vjen në teatrin e quajtur “Gotham Comedy Club”,
Komedia “Cifiti i Hapur”, është një nga pjesët më briliante të Dario Fo-s, dhe konsiderohet si një nga komeditë më të mira në të gjithë komeditë botërore, të kohës. Dario Fo-, fitues i cmimit Nobël për Kulturë, është një autor mjaft i njohur sidomos, për farsën, lojën e tij aktoriale – komike të jashtëzakonshme, si aktor, por edhe si dramaturg, është më se i shkëlqyer, me mizanskenat që krijon me atë humorin e hollë dhe me ngjarjet që zgjedh të cilat shpesh herë janë shumë të spikatuara për shoqërinë sotme, madje kritikët kanë thënë se “jo vetëm për shoqërinë italiane, të cilës autori i përket, por për mbarë shoqërinë e sotme.”
Loja e aktorëve në situata humoristike, aktorë të talentuar, shqiptaro-amerikan, e beri komedinë “Cifti i Hapur” edhe më tërheqëse e më interesante.Në skenë këtë komedi e sollën: aktorët Luan Bexheti, Roza Kalaj dhe Roland Uruci, nga producentët Alfred Tollia, Luan Bexheti dhe Ernest Tollia, i kanë dhënë kësaj komedie nota shumë interesante. Andis Gjoni, regjizor është shprehur se ka qenë i nderuar që ka patur mundësi të punojë me këtë ekipë të aktorëv të zgjdhur, midis tyre edhe tetovari, Luan Bexheti.
Për komedinë “Cifti i Hapur” të autorit Dario Fo, Bexheti shprehet se I është ritur përgjegjësia e interpretimit duke mos I lënë broxh asgjë kësaj komdeie briliante por edhe interpretimve tjera. Luani edhe atë pak kohë të lirë e kalon në rrethin e miqve të tij por I preferon edhe shetitjet rreth bregdetit. Pasion ka edhe leximin e librave dhe të dëgjojë muzikë të preferur.
Në jetën private akoa është beqar, ende asnjë vajzë nuk ia ka grabitur zemrën e tij, por ai do që ta mbajë deri në fund premtimin që ia ka dhënë nënës se do të merr për nuse një vajzë shqiptare.
Zhirimet e filmit akoma vazhdonin, atë e priste një punë e madhe, por ndau pak kohë për të përmbyllur këtë intervistë dhe për të pritur sukseset e reja të premierës së filmit por edhe të angazhimit të tij edhe në projkete e susksese të reja.
yllpress/kosovalbaner.com
Kliko ketu intervistë video me Luanin në Oslo





