Mehmeti, gol, asistim, karton i kuq
Agon Mehmeti ka shënuar gol dhe është ndëshkuar një herë me karton të kuq në barazimin e Malmes te Atvidabergs (3:3). Futbollisti i ri nga Podujeva e shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 13-të, ndërsa ka asistuar në golin e dytë të ekipit të shënuar nga Larsson, kurse në minutën e fundit të takimit është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe të kuqin, për të lëshuar ndeshjen para përfundimit të saj.
Ardian Gashi ka luajtur 90 minuta në fitoren e Helsingborgut para shikuesve të vet kundër Gefles (3:1).
Malme dhe Helsingborg ndajnë vendin e parë në kampionatin suedez, Allsvenska me nga 49 pikë pas 22 xhirove, dueli i radhës është i ndërsjellë në stadiumin e Malmes dhe mund të jetë vendimtarë për titullin e kampionit.





