Gashi me Helsingborgun – afër titullit
Helsingborgu ka fituar njërën prej përballjeve më të vështira si udhëtues, duke e mundur me rezultat 3:2 skuadrën e AIK-ut në Stokholm, në ndeshjen e javës së 25-të të elitës së futbollit suedez. Futbollisti nga Kosova, Ardian Gashi, luajti plotë 90 minuta me sukses, duke dëshmuar lojë mjaft mirë dhe ka qenë kontribuues i kësaj fitoreje. Helsingborgu me tri pikë të reja renditet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me 55 pikë të tubuara aq sa ka edhe Malmo. Gashi me Helsingborgun janë shumë afër titullit, por ka edhe pesë javë deri në fund dhe shumëçka është e hapur, pasi konkurrent e kanë Malmon e Agon Mehmetit, që po shfaq lojëra të mira.





