Hyrje » Sport »

Galatasaray ia “lëshon mjekrën” Xhevat Prekazit

 

Ish-futbollisti i Galatasarayit, Xhevat Prekazi ka mbetur i nëpërkëmbur nga ish-skuadra e tij e Stambollit, që duket qartazi se nuk e përkrah atë që nga koha kur ai kishte refuzuar të luajë ndeshje humanitare për Bosnje e Hercegovinën gjatë viteve të 90-ta.

Prekazi i lindur në Mitrovicë dhe që jeton në Beograd prej vitesh, kishte refuzuar të vinte në përvjetorin e Prishtinës dhe të vizitojë fare Kosovën e pasluftës. Ai kishte shfrytëzuar një vizitë të Galatasarayit në Beograd, kur kjo skuadër luajti ndeshjen e Europa League kundër OFK Beogradit për të përmirësuar marrëdhëniet. Madje, ai ishte bërë sebep si “shqiptar i ndershëm” që t’ua propozojë atyre edhe një futbollist të Partizanit të Beogradit. Çdo gjë dukej në rregull, derisa nuk ka mbetur i shtangur nga trajtimi që i kanë bërë në Stamboll.

Ditë më parë ai kishte udhëtuar drejt Bosforit për të realizuar transferimin e tij, tani në rolin e agjentit të lojtarëve, por ka mbetur i harruar në një nga hotelet e Stambollit.

“Prekazi ka mbetur i shokuar nga trajtimi që i është bërë në Stamboll”, shkruante në numrin e djeshëm gazeta sportive e Turqisë, Fotomac.

“Pas takimit në Beograd, presidenti i klubit, Adnan Polat më kërkoi fletëçregjistrimin e futbollistit që ne e siguruam me shumë mund dhe futbollisti hoqi dorë nga kontrata me klubin. Ata na dërguan biletat e aeroplanit, por Adnan Sezgin (v. j. menaxherin gjeneral i klubit) kur arritëm në Stambol, na tha të mos vinim sepse puna nuk do të bëhet. Kemi mbetur të shokuar. Më pastaj na thanë të vendosemi në hotel, duke thënë se do na thërrasin. Por askush nuk na thirri dhe nuk lajmëroheshin në thirrjet e tona. Mbetëm si fëmijë dhe ishte ndjenjë e keqe. Ata hoqën dorë nga transferimi. Kurrë më nuk dua të kam punë me Galatasarayin”, kishte thënë Prekazi për radio stacionin, Radyospor të Stambollit.

Kështu, përfundoi turpshëm edhe një episod i “dhëndrit të Beogradit” në kryeqendrën turke. Prekazi vite më parë në mediat serbe kishte deklaruar se shqiptarët ia kishin djegur shtëpinë e tij.

53 vjeçari ka luajtur për ekipin e Galatasarayit për gjashtë vjet, ndërmjet viteve 1985 dhe 1991, duke u shndërruar në një idhull të vërtetë të tifozëve, për çfarë i ishte dhënë edhe shtetësia turke dhe emri i një rruge të Stambollit, por animi i tij i gabueshëm në politikën gjenocidale të Serbisë gjatë viteve të 90-ta ka ndikuar që të venitet interesimi për të në Turqi duke iu hequr edhe emri i rrugës.

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com