Mehmeti shënon edhe në ndeshjen e re
Sulmuesi nga Podujeva, Agon Mehmeti ka shënuar gol edhe në ndeshjen e përsëritur ndërmjet ekipit të tij, Malme FF dhe Gefle (2:0). Takimi në fjalë ishte zhvilluar të shtunën vetëm 45 minuta, ndërsa ia kishte shënuar gol, por ndeshja për shkak të shiut të madh ishte anuluar. Të dielën në ndeshjen e përsëritur, Mehmeti ka shënuar golin e dytë për ekipin në minutën 54, ndërsa është zëvendësuar në atë të 82-të.





