Hyrje » Suedi » PERSONAZHE » Emir Bajrami futbollist »
Bajrami grumbullohet me Suedinë
Mesfushori kosovar i Twentes, Emir Bajrami, është ftuar nga seleksionuesi i Suedisë, Erik Hamren për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Evropian 2012. Bajrami pritet të jetë titullar në takimet kundër Hungarisë më tre shtator dhe San Marinos, katër ditë më vonë. Suedia bën pjesë në grupin E. Në këtë grup luajnë edhe Holanda, Finlanda e Moldavia. 22-vjeçari Bajrami për Suedinë ka luajtur katër herë, ndërsa ka realizuar një gol. Vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë të krahut të majtë të Suedisë.





