Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Bajrami fiton Superkupën e Holandës me Twenten

 

Mesfushori kosovar, Emir Bajrami, ka fituar trofeun e parë me skuadrën e tij të re Twente. Bajrami 22-vjeçar të shtunën mbrëma fitoi Superkupën e Holandës në futboll. Twente triumfoi ndaj Ajaxit me rezultatin 1:0. Bajrami luajti titullar për të cilin njëherësh ishte ndeshja e parë zyrtare. Kosovari luajti 81 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë. 

“Jam shumë i lumtur me atë që tregova. Jam ndier mirë. Unë kam startuar në të gjitha ndeshjet përgatitore dhe jam i lumtur që fitova trofeun e parë”, ka thënë Bajrami, shkruan gazeta suedeze “Aftonbladet”. 

Twente stinorin e kaluar e fitoi titullin e Kampionit të Holandës. Në ndeshjen për Superkupë golin e vetëm për skuadrën e shënoi Luuk de Jong në minutën e tetë. 

Bajrami në radhët e Twentes u transferua këtë verë nga skuadra suedeze Elfsborg për 3.5 milionë euro dëmshpërblim. Transferimi i tij është vlerësuar një ndër më të shtrenjtit në futbollin suedez. Vetëm transferimi i Zlatan Ibrahimoviqit nga Malmo për në Ajax në verën e vitit 2001 ishte më i lartë – 7.5 milionë euro.

Bajrami ka kontratë me kampionin holandez deri në vitin 2014. Pjesë e kësaj skuadre është edhe sulmuesi Flamur Kastrati, por ai luan me ekipin e të rinjve, kurse stërvitet me ekipin e parë.

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com