Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Agon Mehmeti shkëlqen te Malmo

 

Sulmuesi kosovar Agon Mehmeti ia siguroi fitoren Malmos në udhëtim kundër Halmstadit me rezultat 2:0. Ai shënoi dy golat për Malmon që është duke luftuar për titull të kampionit në Suedi. Ndeshja e luajtur të hënën i takonte javës së 20-të të kampionatit suedez. Mehmeti këtë edicion ka realizuar tetë gola. “Tash jam shumë më i qetë se në të kaluarën. Mbi të gjitha jam i gëzuar që kam hequr etiketën e ‘super-zëvendësuesit’ që kisha më herët te Malmo”, ka deklaruar Mehmeti. “Në të kaluarën, të gjithë prisnin nga unë që të futem nga pankina dhe të shënojë. Kurse, tash gjërat janë ndryshe. Unë luaj nga fillimi dhe shënojë”. Pas javës së 20-të, Malmo i prinë klasifikimit me 45 pikë, dy më shumë se Helsingborgu që ka një ndeshje më pak të luajtur.

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com