Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

”UDHA E SHKRONJAVE” UDHËTON PËR NË DURRËS TË SHQIPËRISË

 

Fjala është këtu për një projekt shkollor të punuar nga pedagogët e Fjärdingskolan nga qyteti Borås i Suedisë me emrin ”Udha e shkronjave”. Ky projekt ka pa dritën e vet që në vitin 2007, kur nga shkolla nëntvjeqare ”Demokracia” e qytetit Durrës kanë udhëtuar për në Borås dhe kanë qendruar për një javë katër pedagog të kësaj vatre arsimore shqiptare në përkujdesjen e pedagogëve të Fjärdingskolan e në finansim të ”Programkontoret” nga Stockholm që është një departament i Minsitrisë së Arsimit të Qversisë së Suedisë.

 

Programkontoret është një departament i qeverisë. Ajo ka një mandat kryesisht nga Ministria e Arsimit, Komisioni Evropian për të koordinuar dhe të kryerë një numër të programeve të BE, dhe disa programe të tjera ndërkombëtare shkollore.

Programkontoret do të promovojë dhe mbështes aktivisht proceset e zhvillimit dhe të lëvizshmërisë në edukim, arsimim dhe zhvillim të aftësive në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar është pjesë e aktiviteteve në sistemin arsimor suedeze, kjo është një mundësi shumë e mirë për të shfrytëzuar bashkëpunimi ndërkombëtar në arsim dhe bashkëpunim kulturor mes shkollave e që e ofron ky departament për ndërlidhje në mes të Suedisë dhe BE dhe shteteve jashta BE në fushat e arsimit dhe kulturës.

Qëllimi i aktiviteteve të këtij departamenti është rritja e cilësisë së arsimit në Suedi duke siguruar kushte për njerëzit që të marrin pjesë në bashkëpunim ndërkombëtar.

Nëpërmjet programeve dhe aktiviteteve, shkollat, universitetet, organizatat dhe individët përfshihen në projektet e bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim dhe aftësim për të praktikuar dhe të studiojnë jashtë vendit. Utbyten för ungdomar och lärare är en viktig del av verksamheten. Shkëmbime për të rinjtë dhe mësuesit janë një pjesë e rëndësishme e punës së këtij departamenti.

Këtë vit Fjärdingskolan ka marrë ftesën nga shkolla fillore Demokracia e qytetit Durrës dhe serish është berë kërkesa për lejimin e mjeteve finansiare për kthimin e vizitës atje. Programkontoret të njejtës shkollë i janë pergjigjur pozitivisht dhe se pedagogët e këtushëm kanë fituar ndihmën finansiare dhe këtë vit në vjeshtë për një javë do qendrojnë në Durrës ku do vizitojnë ente mësimore parashkollore, shkolla fillore, të mesme si dhe do kenë kontakte dhe biseda me organet arsimore të këtij qytetiti në mënyrë që të shifet më për se afërmi mërnyra e bashkëpunimit mes këtyre dy qyteteve dhe shkollave të këtyre dy qyteteve.

Qellimi është që eksperienca suedeze të gjejë vend në praktikën shqiptare të shkollimit në të gjitha nivelet e arsimit.

Ja një pjesë nga një shkrim i më hershëm për Fjärdingskolan.

Tash e tri vite në tavolinën e punës në zyrëne tij në “Fjärdingskolan” qendron krenare statuja e heroit tonë kombëtar Skenderbeut. Qendron statuja e një figure legjendare shqiptare, të cilën ky me krenari e mabnë në tavolinën e punës së tij. Qendron krenare kjo statujë për të cilën vet Per Kettisen ka fjalë miradie edhe pse më herët ndoshta kishte degjuar vetëm emrin Skenderbe, por jo edhe me tepër për këtë figurë të njohur historike të popullit shiqptar.

 

Si erdhi kjo statujë këtu dhe ç’do të thot kjo për mërgimtarët dhe nxëniesit shqiptar që jetojnë në Borås?  

Le të bëjmë një digresion. Nuk do ta harroj kurrë deri sa të kem jetën atë ditë madhështore, në 2007-të, kur tek ne në Borås erdhen për vizitë pedagogë nga shkolla fillore “Demokracia” e qytetit Durrës nga Shqipëria. Me rastinë kësaj vizite nga ana e pedagogëve të kësaj shkolle mora si dhuratë këtë statujë të cilën e kam simbol krenarie të shkollës dhe kështu qendron në tavolinën e punës në zyrën time. Takimi me ta për mua ishte një takim i jashtëzakont, për mua ishte një statisfaksion që mu dha rasti të prisja, në shkollën ku unë udheheqë, pedagogë nga një vend për të cilin ne dim shumë pakë dhe kemi pasur shumë pak kontakte me njerëz nga atje dhe pse në qytetin tonë kemi shumë ardhacakë shqiptar nga Kosova dhe nga vet Shqipëria thot Per Kettisen drejtor në Fjärdingskolan në Borås.

Ndersa ja se cka ka shenuar ne ditarin e tij ditor drejtori i shkolles “Demokracia” nga Durrësi:

Pesë shkurt 2007. Në orën 9:00 është planifikuar takimi i parë me stafin drejtues të shkollës dhe me drejtorin e përgjithshëm. Mjedise të pastra dhe të ngrohta, pavarësisht se jashtë era luan me dëborën e hirtë. Prezantim dhe njohje e të dy grupeve. Vjen takimi me kolektivin e mësuesve në një mjedis relaksues ku nuk mungonte gjithë shtypi i ditës dhe informacione të tjera. Pritja e parë e ngrohtë dhe miqësore. Pas pak rrethohemi nga shumë nxënës shqiptarë të cilët nuk do të na ndahen për gjith kohën. Nuk janë pak, por 64, nga 350 nxënës që ka shkolla. Vazhdojnë vizitat në institucionet parashkollore, çerdhet e kopshtet me fëmijë nga mosha 6 muaj deri në 6 vjeç. Në çerdhe ishin të pranishme edhe nënat e fëmijëve jo suedezë dhe u mësohej falas suedisht, bile dhe paguheshin për kohën e qëndrimit në shkollë. Qëllimi ishte që të integrohej sa më shpejt edhe nëna në komunitetin suedez. Interesante për ne ishte fakti që në Suedi nuk funksiononte arsimimi privat. Çdo fëmijë i huaj kishte të drejtë të mësonte gjuhën amtare. Arsimi ishte falas në çdo sherbim. Në arsimin e detyrueshem nuk kishte sistem vlerësimi me nota dhe nuk kishte mbetje në klasë. Përdoreshin vetëm 3 vlerësime në fund të klasës së 6-të dhe të 9-të (“mirë”, “shumë mirë” dhe “shkëlqyeshëm”). Çdo lloj komunikimi midis drejtorisë, mësuesit, nxënësit, prindit etj, bëhej nëpërmjet kompjuterit. Kudo mbizotëronte respekti për njëri/tjetrin, pavarësisht moshës, prejardhjes, pikpamjeve dhe mendimeve. Kjo ishte shumë e lexueshme në çdo mjedis.

U dakordua dhe u hartua programi i punës për të ardhmen i institucioneve tona shkollore i cili synon një bashkëpunim 3 deri 10 vjeçar në fushën e shkëmbimit të ideve dhe përvojave me shkëmbime të zgjeruara vizitash me nxënës dhe mësues për ta realizuar”

Kjo cka u dakordua tri vite më parë do realizohet mu tani, pra pedagogët suedez do  jenë mysafirë të atyre shqiptar në qytetin e Durrësit.

Më duhet tu them se, Fjärdingskolan në Borås, kjo shkollë fillore gjashtë klasëshe krysisht me nxënës ardhacak të mbi 31 nacinaliteteve, ku këtu fliten mbi 31 gjuhë por dominante është gjuha shqipe ku është edhe numri më i madh i fëmijëve shqiptar është ndër më aktivet në qytet.

Besojmë se kjo vizitë e pedagogëve suedez në Durrës do jetë historike dhe se do të kontribuoj në zhvillimin e një bashkëpunimi të mirëfillt në lamin e arsimit, kulturës dhe gjuhës, si dhe në shkembimin përvojave, mësuesve, pedagogëve dhe nxënësve në një të ardhme të afërt.

 SOKOL DEMAKU  PËR KOSOVALBANER.COM

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com