Llumnica shënoi, por humbën
Futbollisti prishtinas, Xhevdet Llumnica megjithëse shënoi gol, skuadra e tij, Assyriaska, është mposhtur si udhëtues me rezultat 3:2 nga Syrianska, në ndeshjen e javës së 10-të të Ligës së Dytë të Suedisë në futboll. Llumnica pati paraqitje të mirë, por nuk patën fat që të kthehen me një pikë. Skuadra e Syrianskës e para kaloi në epërsi në minutën e 14-të me golin që ka shënuar futbollisti Kanga në minutën e 14-të, ndërsa Llumnica barazoi shifrat 1:1 në minutën e 38-të. Vendasit sërish kalojnë në epërsi me golin e futbollistit Skenderoviq (41’), kurse Laitinen barazoi rezultatin 2:2 në minutën e 46-të. Kur Llumnica me skuadrën e tij ishin afër barazimit, fati ia ktheu shpinën dhe pësojnë gol në minutën e 84-të. Autor i golit Feliq dhe fitojnë vendasit me rezultat 3:2. Skuadra e Llumnicës renditet në vendin e tetë me 14 pikë dhe janë pesë pikë me pak se i pari, Norrkoping.





