Llumnica 68 minuta në shkëlqimin e skuadrës së tij
Sulmuesi Xhevdet Llumnica luajti titullar për Assyriskën, e cila shënoi fitore me rezultat 4:1 në përballje me Landskronën, në ndeshjen e javës së 11-të të Ligës së Dytë të Suedisë në futboll. Llumnica luajti deri në minutën e 68-të, por që pati paraqitje jashtëzakonisht të mirë. Në minutën e katërt Marklund shënoi për rezultatin 1:0, për të barazuar 1:1 Nielsen në minutën e 19-të. Në vazhdim të lojës skuadra e Assyriskës së bashku me Llumnicën shkëlqyen me lojë, duke dominuar në çdo aspekt. Rezultatin 2:1 e shënoi futbollisti Batan në minutën e 25-të, për të dyfishuar në 3:1 Marklund (59’), që ka qenë edhe goli i dytë i tij në ndeshje. Për rezultatin 4:1 shënoi Besara (90’). Llumnica është zëvendësuar në minutën e 68-të nga futbollisti Besara. Assyriaska më këtë fitore kaloi në vendin e shtatë me 17 pikë dhe është larg pozitës së parë vetëm tri pikë.





