Hyrje » Suedi » PERSONAZHE » Albert Bunjaku -trener »
Kosova shkelqeu-video
SHTESË Ndeshja filloi me hymnin shteror dhe më pas një minut heshtje për Besian Idrizajn futbollistin kosovar që vdiq kohë parë më parë në Austri.
Kombëtarja e Kosovës barazoi në miqësore me rezultat 4:4 me skuadrën e elitës së futbollit suedez, Halmstad.Në një atmosferë të këndshme me muzikë e hare dhe me kohë të mirë u zhvillua ndeshja miqësore ndërmjet reprezentacionit të Kosovës dhe ekipit të Halmstadit i cili bënë gara në Superligen Suedeze.
Golat për kombëtaren e Kosovës i shënuan futbollistët Rama, Gashi, Bektashi dhe Balaj. Kombëtarja e Kosovës e udhëhequr nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, ka qenë shumë afër fitores, por e cila i rrëshqiti nga duart në minutat e fundit të pjesës së dytë të ndeshjes. Futbollistët tanë shtruan lojë të hapur e të pëlqyeshme në përballje me skuadrën suedeze. Në pjesën e parë futbollistët tanë shkëlqyen me lojë, duke u shkëputur në rezultat 3:1, më pas edhe 4:2. Vendasit

Ana perendimore. kliko mbi foto
(Halmstadi) kanë arritur të barazojnë shifrat, duke iu falënderuar përgatitjes fizike në krahasim me futbollistët e Kosovës. Rama e Bektashi kanë qenë vazhdimisht të rrezikshëm për portën e rivalëve, kurse Gashi ishte mjaft i suksesshëm në sulm.Deri sa Kosova u paraqit me ekipin e parë ishte nje lojë shumë e pelqyeshme dhe efikase ndersa me disa ndrrime qe u bënë kah fundi i i ndeshjes por edhe shiu ra pa rreshtur ndikoi shumë në ramjen e tempos te kosovaret.Reprezentacioni i Kosovës lan një përshtypje shumë të mirë me teknikën e tyre efikase kombinimet dhe pasimet e sakta dhe mund te konstatohet se ne ekipin e parë funksionuan te gjitha repartet.Tifozet qe kishin ardhur nga viset e ndryshme te Suedisë u ndan shumë te knaqur me lojën qe panë dhe me duartrokitje i percollen adhuruesit e tyre edhe pas perfundimit te ndeshjes.
Kosova në minutën e katërt ka kaluar në epërsi falë golit të futbollistit Valdet Rama (4’), ndërsa Anselmo ka barazuar shifrat 1:1 në minutën e 22-të. Në vazhdim, Kosova ishte ajo që diktoi ritmin e lojës, duke kaluar sërish në epërsi. Arsim Gashi shënoi për 2:1 në minutën e 35-të, kurse rezultatin e dyfishoi Shqipron Bektashi (39’), kurse vendasit e zvogëluan në 3:2 me golin e Anselmos. Kujtim Balaj në minutën e 71të ngriti shifrat në 4:2, por kjo epërsi u shkri se shpejti. Futbollisti Emil Salomnson ishte fatal për Kosovën me dy gola të
njëpasnjëshme që ka shënuar në minutën e 82-të e 86-të dhe barazohen shifrat 4:4.
Halmstad BK-Kosova 4:4 (1:3)
Stadiumi Halmstad
Shikues: afro 2 mijë
Gjyqtarë: M. Nyman, M. Vallerius,L. Emanuelson.
Shënues: Anselmo (23’), Miller (48’) dhe Salomonso (82’ e 86’) për Halmstadin, ndërsa Rama (4’), Gashi (35’), Bektashi (40’) e Bala (71’) për Kosovën.
Halmstad BK: K. Johnson, P. Johanson, Jonson, Gorlitz, Savvarson, Thydel, Anselmo, Sise, Salomonson, Vrele dhe Miller.
Kosova: Berisha, Skeraj, Leci, Papuqi, Duraku, Maliqi, Raskaj, Bektashi, Kelmendi, Rama dhe Gashi. Luajtën edhe: Sejdiu, Shehu, Osmani, Bala, Bytyçi, Rexhepi.
Në një intervistë ekskluzive për kosovalbaner.com pas ndeshjes përzgjedhësi Albert Bunjaku u shpreh:“Jam i kënaqur me atë që treguan futbollistët në fushë, si dhe me vullnetin dhe energjinë pozitive të tyre. Secili prej tyre meritën lëvdata për paraqitje në këtë sfidë, ngase sinqerisht kanë qenë shumë të mirë dhe janë përgëzuar nga të gjithë, e sidomos nga tifozët të cilët i kanë përshëndetur me duartrokitje të gjata.I falenderoi edhe tivozët e shumtë edhe perkunder nje moti me shi që gjeten mundesin dhe erdhen te na pershendetin gjithashtu edhe falenderim edhe për organizatorët nga Halmstadi”.
Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, “jam shumë i kanqur me lojën qe treguan futbollistet e perfaqesuese se Kosoves .Atmosferë e mirë e krijuar nga shqiptaret e Suedisë dhe lojë e shkelqyeshme e shumë gola.I pershendes dhe i falenderoi te gjithë ata qe erdhen dhe na perkrahen sot dhe ju dhan kurajo futbollistëve te perfaqesuesës sonë”
Anel Raskaj, kapiten i Përfaqësueses:
Po vërtet bëmë një lojë të mirë dhe kishim një motiv të madh për lojë, por në minutat e fundit humbëm shumë, mbase edhe për shkak se ata ishin të përgatitur fizikisht më mirë se ne, por sidoqoftë në treguam se mundemi edhe më shumë.
Shqipëron Skeraj
Kjo ishte një lojë mjafte e fortë dhe mezi kemi pritur të luajmë këtë ndeshje dhe ne pjesën e parë ishim shumë më të mirë, ndërsa në pjesën e dytë ishim paksa më të dobët, por gjithsesi ishim më të mirë se rivali.
Arsim Gashi
Kemi luajtur më mirë se kundërshtari dhe kjo u tregua edhe në fushë, por edhe në rezultat edhe pse kemi mundur të fitojmë po të ishim më të vëmendshëm në minutat e fundit.
Valdet Rama (4’),1:0
“SHQIPONJAT NGA HALMSTADI” ZBUKURUAN SHUMË ATMOSFERËN NE STADIUMIN E HALMSTADIT
SH.R /KOSOVALBANER.COM /












