Hyrje » Suedi » PERSONAZHE » Emir Bajrami futbollist »
Bajrami 86 minuta, Suedia U-21 fitoi -video
Kombëtarja e Suedisë U-21 shënoi fitore me rezultat 2:0 në përballje me Malin e Zi U-21, në ndeshjen e eliminatorëve të grupit 7 për Kampionatin Evropian U-21 në futboll. Emir Bajrami luajti 86 minuta dhe ishte kapiten i kombëtares suedeze. Bajrami me kombëtaren e tij dominuan për gjatë gjithë ndeshjes ndaj malazezve. Golat e fitores i shënuan futbollistët Avdiq (33’), Jonsson (89’). Bajrami në minutën e 86-të është zëvendësuar nga futbollisti Nordmark. Te Mali i Zi futbollisti me prejardhje nga Peja e Kosovës, Fatos Beqiraj, luajti 90 minuta. Suedia U-21 i prin tabelës me 16 pikë, kurse pas saj renditet Mali i Zi me 13 pikë..Ndersa neser takohen Reprezentacioni (A) i Kosovës me ekipin Halmstad ku protagonist do te jenë edhe 2 futbollist te Halmstadit qe do te luajnë për Kosoven





