Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Shukrije Rama Pllashniku-deputete komunale

 

Shukrije Rama Pllashniku nga Ystadi është juriste, punon si arsimtare e gjuhës shqipe, kurse politikisht socialdemokrate aktive. Tash tri vite ajo ka vepruar si deputete e kuvendit komunal kurse në zgjedhjet e ardhshme kandidon për një vend në kuvendin komunal dhe atë regjional.

- Papunësia është një nga çështjet që brengos më së shumti Partinë Socialdemokrate ndaj edhe unë personalisht do të angazhohem më shumë rreth kësaj çështje me fokus në papunësinë e të huajve në Suedi, thot veç tjerash Shukrije Rama Pllashniku kandidate e Socialdemokratëve në Ystad për kuvendin komunal dhe regjional.

Shukrije Rama Pllashniku është mësuese dhe juriste me profesion por ka zgjedhur ideologjinë socialdemokrate për anagzhime në politikë. Në listën e kandidatëve për kuvend komunal në Ystad zë vendin e 22-të, kurse në listat regjionale zë vendin 12-të.
RADIO JEHONA-SUEDI

Shukrije Rama Pllashniku është juriste e diplomuar me profesion. Por pasion të veçantë ka letërsinë dhe artin. Veçanërisht i pëlqen poezia gjë që e krijon edhe vet, mvarësisht prej frymëzimeve. Kryen edhe disa punë tjera me rëndësi shoqërore e politike. Ajo është nënkryetare e Partisë Socialdemokrate për pjesën perëndimore/jugore të Ystad-it, deputete në komunë dhe njëherit edhe këshillëtare ligjore për gjykatat e qarkut në Skåne.

Në festivalin e shtatë të poezisë dhe të muzikës krijuese për diasporën shqiptare në Malmö, Shukrije Rama Pllashniku zuri vendin e parë me këtë poezi.

Ishulli i dashurisë

Sonte do të vallëzoj për Ty

Në natën e bardhë plot vetmi

Vallëzimi i zjarrtë nuk të tund

Dashuria e shenjtë nuk të mund

Vetëm hëna e përlotur vajton

Për yllin e plagosur në fron

Se loti shteret prapë një ditë

Dhe zjarri i shpirtit bën dritë

Si zog shtegtar do të fluturoj në qiell

Ëndrrën e plagosur ta ngroh në diell

Se toka e bekon dashurinë e vet

Sikur valët e trazuara në det

Nëse je lot i vonuar në fytyrë

Të gjitha dhembjet nuk ndërrojnë ngjyrë

Se lumturia fle në bregun e ëndërruar

Kur zgjohet engjëlli në ishullin e vetmuar

Deri në Oazën e magjepsur

Gjarpri këmishën e kish zhveshur

Tek zvarritet në kopshtin e lulëzuar

Në ringjallje të dhembjes së imagjinuar

Dashuria nuk pajtohet me mëkatin tjetër

Kur ndizet flakë vallëzimi i vjetër

Se lulja nuk thahet në kopshtin e vet

Fjalën e fundit uji i shpirtit ia jep

Shukrije Rama Pllashniku

 

FAQJA ZYRTARE E SUEDISË PËR KOSOVËN

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com