Rexhepi debuton me gol
Sulmuesi shqiptar Dardan Rexhepi ka debutuar me gol në skuadrën e parë të klubit suedez, Malmo. 18-vjeçari Rexhepi të martën mbrëma shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Malmos si mysafir kundër Syrianskas. Ndeshja i takonte rrethit të tretë të Kupës së Suedisë. Rexhepi shënoi në minutën e 119-të. Ai në lojë hyri në minutën e 60-të. Rexhepi Malmos iu bashkua në fillim të vitit të kaluar. Në vitin 2009 shënoi 46 gola për ekipin e të rinjve. Në fillim të këtij viti është promovuar në ekipin e parë të Malmos. Ai qëndroi në stol në dy ndeshje kampionale, por nuk u aktivizua.





