Nga vizita e delegacionit të Bashkësisë Islame nga Kosova në Norvegji
Qendra e lartë përmendur me fëmijët tanë që vijojnë mësim besimin dhe njiashtu mësimin ne gjuhën amtare, sot me sukses bën leximin kuranor rrespektivishtë u bë duaja e hatmës. Pjesë e këtij evenimenti islamik ishin edhe mysafirët nga Bashkësia Islame e Kosovës: Kryeimami Sabri Bjagora,Musa Vila magjistër i studimeve fetare dha Bahri Simnica drejtor i Medreses Alaudin në Prishtinë. Mysafirët në fjalë përshëndetën Kryesinë e QIKSHN-së dhe njëherit pergëzuan per këtë punë të madhe që mësuesit/hoxhallarët pranë kësaj qendre e arritën me fëmijët në mësimin e librit famëlartë Kurani-it.
Ishte kënqësi e veçantë t`i ndëgjosh fëmijët në leximin e Kuranit aq mirë , aq bukur aq hieshëm se që shumica e pjesmarrëve në xhami ndjen në kënaqësi shpirtërore dhe jëkohësisht ishte mjaftë emocionale e disa nga fëmijët të moshës më të vogël të arrisin të mësojnë aq shum nga fjalët e All-llahut xh. sh.
Edhe fëmijët për kontributin e dhënë të imamit pranë kësaj qendre Dr. Musli Verbanit ja kushtuan disa fjalë falënderimi dhe në formë simbolike vetë nxënësit që ai edukoi në frymën e Islamit iu dhurua një dhuratë.
Sotë pra bënë hatme 25 fëmijë ku dhe 6 të tejrë u testuan në thëniaen e disa vargjeve të mësuara permendësh nga libri i Allahut.
Më pastaj këshilli prindor rregulloj shum shpejtë sallë, pra faltoren dhe aty u shtrua dreka e pergaditur nga nënat e fëmijëve pjesmarrës në program dhe vetë qendres.
Mysafirët nga Kosova sëbashku me antarët e qendres tonë dhe asaj të Dramenit në krye me Abedin Osmanin vizituan lokalin e ri të xhamisë të blerë nga qendra ku dhe ka filluar meremetimi dhe prite që deri ne fund të vitit të ardhshëm shqptarët e Oslo-s të kenë një xhami moderne prej 1600 kvm. ku do ti plotësojë kushtet per shumë aktivitete te ndryshme, arsimore, kulturore dhe mediatike.
Allahu i shperbleftë të gjithë ata që e nderuan këtë manifestimin me pjesmarrjen e tyre, fëmijëve suksese në të ardhmen dhe mysafirëve nga Kosova punë të mbarë në vendlindje dhe njëherit ju jemi mirnjohës për kontributin e tyre.
QENDRA ISLAMIKE KULTURORE SHQIPTARE NË NORVEGJI
Kryetarë: Fehmi Baftiu
Nga Metush Bajrami, Albaner.no
Vazhdim…
Delegacioni nga Kosova ka qëndruar në Norvegji disa ditë.Ditë më parë ju kemi informuar për vizitën e tyre në Drammen kliko këtu për më shumë pamje.
Vizita e tyre vazhdoj në Sarpsburg ku u takuan me bashkatdhetarët e Sarpsborgut,Haldenit dhe Fredristadit etj.Edhe këtu delegacioni i Bashkësisë Islame nga Republika e Kosovës u ndan të knaqur dhe të befasuar për të mirë me punën e bashkatdhetarëve nga ky regjion i Norvegjisë .
Fjalen hyrese te ketij tubimi e beri imami i kasaj xhamie Ardian Haliti,
i cili i prezentoi musafiret dhe u shprehi mireseardhje.
Kryeimamit te Kosoves Sabri Bajbora me nje elaborat te shkelqyer nga ai prezentimi dhe urimet e BIK, duke na dhene nje mesazh se qdo gje qe kemi nevoje, do te jene ata qe do te na ndihmojne, ne aktivitetet e tona te metutjeshme.
Bahri Simnica foli rreth rolit te imamit ne mesin e popullates ndersa,
Mr. Musa Vila foli rreth organizimit te bashkesive islame shqiptare ne Evrope si nevojë e jona ne ruajtjen e gjuhes, fese, kultures dhe traditave tone shqiptare.
Ne fund nje 40min. u la qe bashkeatdhetaret te bejne pyetje te natyrave te ndryshme ndaj musafireve tane.
- Më pastaj për mysfairët u dha një darke solemne ne restorantin ,,Milano,, te Xhafer Berishes.
Rruges per ne restorant se pari u vizitua objekti i ri qe eshte blere nga Bashkesia kulturore, fetare, shqiptare ne Østfold, dhe i cili objekt do te pranohet diku kah fundi i qeshorit qe pas renovimit me siguri se do te behet edhe hapja solemne i ketij objekti qe do te luja rolin si fetar po ashtu edhe kulturor shqiptar.
sh.r/kosovalbaner.com/







