Hyrje » Norvegji » Xhamia e Dramenit »
Lokali i ri i Xhamisë në Drammen
Sot në Drammen të Novegjisë u hap lokali i ri i Xhamisë.Në përurimin e sajë morrën pjesë edhe një delegacion nga BASHKËSIA ISLAME E REPUBLIKËS SË KOSOVËS :Kryeimami Sabri Bjagora,Musa Vila magjistër i studimeve fetare dhe Bahri Simnica drejtor i Medreses në Prishtinë.Të parnishëm ishin edhe udhëheqësit e bashkësive tjera shqiptare nga Oslo ,Haldeni dhe Sarpsborgu etj dhe një numër i madh i bashkätdhetarëve nga Drammeni dhe rrethina.Këtë ceremoni e udhëheqi Imami i xhamisë së Drammenit z.Bedri Bashota i cili i falenderoi mysafirët nga Kosova që gjeten kohë me ardh dhe me na nderuar me pjesëmarrjen e tyre,për të vazhduar me dhënjen e fjalës kryetarit të bashkësisë kulturo-fetare të shqiptarëve në Norvegjisë z.Abedin Osmani.
Abedin Osmani në fajlën e tij e filloi duke i falenderuar te gjithë ata qe gjeten kohë dhe erdhen në këtë ceremoni te hapjesë së xhamisë së re e sidomos mysafirët nga Kosova që e begatuan me ardhjen e tyre qellimin e kësaj cereminie njëherit ai ju kërkoi falje te pranishmive për mos ardhjen e Myftiut Z.Naim Terrnava siq ishte paralajmruar duke e arsyetuar nga se fatkeqësisht ai kishte pasur probleme shëndetësore.Ai tregoi për mënyrën e shfrytëzimit të lokalit të Xhamisë që përveq ceremonisë së faljes së namazit ai do të shfrytëzohet edhe për nxënës , organizime tjera fetare dhe kombetare.Në vazhdim fjalimi i tij kryesisht u koncentrua në të arriturat e shqiptarëve në Drammen e rrethinë dhe ne koston e blerjes së lokalit të xhamisë së re duke i falenderur të gjithë ata qe kan kontribuar në at drejtim.Z.Abedin Osmani u shpreh shumë i knaqur edhe me prezencen e te gjitha bashkësive tjera dhe i thirri për bashkpunim .
Në vazhdim fajla ju dha mysafirëve nga Kosova
Kryemami Sabri Bajgora në një fjalim dikun 20 minutëshe foli te gjitha gjërat më me rendësi për jetën në mërgim dhe organizimin për të mos u asimiluar duke i lidhur fjalimin me shembuj pozitiv për ata qe punojnë për fen dhe kombin.
Të pranishmive ju drejtua edhe drejtori i Medreses së Prishtinës z.Bahri Simnica,duke i falenderuar bashkatdhetarët e Drammenit për punën e tyre ai foli edhe me nostalgji për kohën kur kishte qenë kohë më parë në Norvegji e sidomos me perjetimet e ti në Drammen në atë kohë.Z,Bahri Simnica ishte i njohur shumë mirë me gjeografin e Norvegjisë dhe i falenderoi te gjithë shqiptarët sipas regjineve në Norvegji për aktivitet e tyre dhe u shpreh se është shumë i knaqur me të arriturat e shqiptarëve këtu në Drammen për një kohë të shkurt dhe ju shprehu deshirën për vazhdimin e suksesshëm tash kur shumë gjëra i lehtëson lokali iri.
Magjistër Musa Vila duke e falenderuar Kryeimamin Sabri Bajgorën për fjalën e tij shumë të mirë dhe gjithëpërfshirëse tha se nuk na mbeti shumë me thënë përveq qe te ju përshndes te gjithëve dhe të ju uroi sukses të më tutjeshëm.
Në vazhdim ju sjellim një pjesë të intervistës me Kryeimamin Sabri Bajgorën të cilën e zhvilluam në bashkpunim me z.Imri Trena redaktor përgjegjës i radios “Zëri i Arbërit”





