Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Llumnica – optimist

 

Futbollisti prishtinas, Xhevdet Llumnica, i cili luan në repartin e sulmit te Assyriska, tha se humbja e javës së kaluar ka qenë e rastësishme kundër Vasbyt. “Ishim favorit i madh, por pësuam humbje me rezultat 1:2. Isha zëvendësues, pasi trajneri mendoj që të luajë vetëm me një sulmues. Mendoj se ndeshjen e ardhshme si mysafir me Degerfors-in (të shtunën, ora 16.00) do të jam titullar dhe kërkojmë rezultat ta favorshëm. Nuk duhet të zhgënjehem me këtë humbje sepse ka edhe shumë ndeshje deri në fund dhe konsideroj se jemi prej kandidatëve për me zënë vendin e parë në ligën e dytë suedeze”, tha Llumnica. Assyriska zë vendin e shtatë me 11 pikë dhe ka pesë pikë më pak se i pari, Norkoping.

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com