Hyrje » Suedi » PERSONAZHE » SHUQURI SEJDIJAJ-gazetar »
Gjimnazistë shqiptarë nga Växjö vizituan ambasadën e Kosovës dhe Shqipërisë në Stokholm
Afër 30 gjimnazistë shqiptarë nga Växjö të prirë nga arsimtarja e tyre në gjuhën amtare, Bahtije Breznica, vizituan uikendin e kaluar përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës në Stokholm dhe bën një vizitë studimore në pallatin e parlamentit të Suedisë.- Qëllimi i kësaj vizite ka qenë që nxënësve shqiptarë tu afrohet mundësia për ti takuar përfaqësuesit diplomatik të Shqipërisë e Kosovës në Stokholm por edhe pallatin e parlamentit suedez ku punon Avni Dervishi dhe i cili mund të jetë shembull për këtë gjeneratë se po të bëhen përpjekjet e duhura mund të sistemohen në majat më të larta të shoqërisë suedeze, thekson arsimtarja Bahtije Breznica.
- Nxënësit ishin të mbushur me emocione pas vizitës në ambasadën e Kosovës. Rrugës prejandej duke shkuar te pallati parlamentar na ndalnin qytetarë të ndryshëm dhe disa kishin menduar se bëhej fjalë për ndonjë lloj proteste, ndoshta për shkak se këta gjatë gjithë rrugës ecnin duke kënduar këngë patriotike.
Bahtije Breznica falënderon shumë prindërit e nxënësve të cilët poashtu kontribuan që fëmijët e tyre të mësojnë dhe përjetojnë gjëra të bukura nga udhëtimi në Stokholm.
- Pa ndihmën e tyre as që do të mund të mendohej realizimi i kësaj vizite dhe ndjehem e nderuar nga mbështetja që më japin të gjithë prindërit pa dallim, thekson arsimtarja Bahtije Breznica nga Växjö.
Ndërkaq Kaltrina Brahimi ishte njëra nga gjimnazistet e cila siç dëgjuat kishte dhënë ndihmesën e vet në realizimin e vzitës studimore në Stokholm. Ajo është maturante e drejtimit të shkencave natyrore dhe mendon të bëhet farmaciste, kurse prindërit e saj nuk do të kursejnë asgjë për ta mbështetur dhe ndihmuar vajzën e tyre në përmbushjen e dëshriave që ka ajo.
Takimi me përfaqësuesit shqiptarë në Stokholm për Kaltrinën ka qenë sikur të kishte prekë një pjesë të Kosovës.
shuquri sejdijaj






