Hyrje » Suedi » PERSONAZHE » Emir Bajrami futbollist »
Bajrami shënoi kundër GAIS-it -u fua për lojën kundër Bosnës
Emir Bajrami u ftua për lojën kundër Bosnës në reprezentacionin e Suedisë
Futbollisti me prejardhje nga Fushë Kosova, Emir Bajrami, ka qenë më së i merituari për fitoren 2:0 te Elfsborgut si mysafir në përballje me GAIS-in, në ndeshjen e javës së 14-të. Një fitore me vlera për Elfsborgun, të cilën e ngriti në vendin e tretë me 23 pikë të tubuara dhe ka nëntë pikë më pak se Helsingborgu që kryeson tabelën. Skuadra e Elfsborgut dëshmoi lojë të mirë, sidomos futbollisti Bajrami, ka qenë edhe protagonist i kësaj fitore. Emir Bajrami ka shënuar gol në minutën e 19-të pas asistimit te futbollistit Svensson. Avdiq shënoi për shifrat 2:0 në minutën e 39-të dhe me këtë rezultat edhe përfundoi ky ballafaqim. Në minutën e 76-të, Jawo e ka zëvendësuar futbollistin Bajramin. Më një fjalë, Bajrami ka
luajtir mjaft mirë, i cili për 14 ndeshje ka shënuar dy gola. Elfsborgu me tri pikë që ka importuar sadopak ka hyrë në valle për titullin në elitën e futbollit suedez.
EMIR BAJRAMI NE LISTENE TE FTUARVE PËR REÅREZENTACIONIN E SUEDISË KUNDER BOSNËS
Emir Bajrami është ftuar në përfaqësuesen A të Suedisë për dy ndeshjet miqësore të radhës. Futbollisti kosovar është pjesë e 23 futbollistëve të ftuar nga selektori Erik Hamren, për miqësoret ndaj Bosnje e Hercegovinës, që zhvillohet më 29 maj dhe ndaj Bjellorusisë më 2 qershor.
Mesfushori ofanziv do të jetë pjesë e ekipit të seniorëve të suedezëve vetëm në ndeshjen e parë, ngase ai më pas do t’i bashkohet përfaqësueses U21 të Suedisë në dy ndeshjet e rëndësishme kualifikuese për Kampionat evropian. U21 e vendit skandinav do të ketë dy përballje në ditët e para të qershorit: më 4 qershor kundër Izraelit dhe më 8 qershor ndaj Malit të Zi.
Përpos Bajramit, në grumbullimin e U21 të Suedisë, që bëhet më 30 maj, janë ftuar edhe dy futbollistë tjerë kosovarë. Bëhet fjalë për sulmuesit Agon Mehmeti (Malmo) dhe Erton Fejzullahu (NEC Nijmegen). Suedia U21 bën pjesë në Grupin 6 të kualifikimeve për Evropian. Ndeshja me Izraelin zhvillohet në orën 18 00 në Tel Aviv, kurse me Malin e Zi në Halmstad, në orën 19:15.





