Hyrje » Norvegji » Intervista »
Shemsi Bunjaku gazetar i NRK-televizionit norvegjez
Ju prezantojmë në pika të shkurtra gazetarin Shemsi Bunjaku,gazetarin që me punën e tij arriti të merr epitetin gazetar viti për vitin 2009 në NRK Østfol,tri dokumentaret e tij do të përfaqësojn NRK -n në Malta në muajin maj 2010, vend ku prezantohen te gjitha dokumentaret më të mira televizive.
Shemsiu erdhi në vitin 1993 nga Kosova ,ndërsa në NRK punon qe nga viti 2004. Me punën dhe angazhimin e tij ka arritur që të ju ndihmoj shumë njerëzve e sidomos bashkatdhetarëve kosovar. Jeton në Sarpsborg me familjen e tij bashkëshorten Meritën dhe dy fëmijët Enedën
5 vjeçare dhe Blendionin 6 vjeçar.
Në vazhdim ju sjellim një artikull qe kishte shkruar për Shemsi Bunjakun
Ulf Morten Davidsen në faqen zyrtare te NRK(televizionit norvegjez)
“Një histori rreze diellit”
Këtu në liqenin e patave tona, shumica nga në mendojmë njësoj. Njashtu ne gazetarët mendojmë në të shumtën e rasteve njësoi, dhe vrapojmë sikur delet në tufë. Kjo krijon mundësin që gjeneratat e reja të gazetarëve pa ndonjë vështirësi të pajisen me nota të mira në shkollën e mesme në mënyrë që pastaj të kalojnë në shkolla të larta universitare e më pas nëse janë të aftë mund të ndodhë të punësohen si zëvendësues apo kohë pas kohe edhe me vendim.
Gazetari Shemsi Bunjaku heci nëpër një rrugë tjetër. Ai u detyrua të largohej nga Kosova në vitin 1993 duke ikur nëpër male të mbushura me borë. Ai kishte vetëm një gjysmë dite të zgjedhte për te ardhmen e tij. Ai pas shumë peripecive arriti i gjallë në Norvegji.
Pas një kohe qëndrimi si kërkues i azilit, me një talent të veçante të një futbollisti, kaloi me punë në biznesin e rastaurantierit dhe më vonë diplomoi në gazetari. Në vitin 2004 trokiti në derën e televizionit tonë dhe pyeti për punë. Edhe që nuk e fliste norvegjishten perfekt, edhe që CV-ja e tij nuk na detyronte të shtrihemi për tokë, me një bashkëpunim mes zyrës së punës dhe NRK-së, e pranuam të futet në anije me ne. Dhe ai akoma është këtu në mesin tonë. Tri vitet e fundit si gazetar me vendim.
Dhe pse po ua tregoi këtë histori? Po, sepse Bunjaku e jeton jeten me njerëz të grupeve tjera etnike. Kjo do thotë ai takon njerëz që shumica e neve norvegjezëve as që e dimë që ekzistojnë. Këta njerëz dhe këto histori, Shemsiu i sjell në redaksi, i futë në punën e tij dhe na sjell neve një realitet krejt tjetër në krahasim me atë që ne e shohim me Ola-syzat tona te norvegjezit. Dhe kjo bënë që rezultatet të jenë të jashtëzakonshme.
Shemsiu na rrëfeu historinë e shqiptarëve që dëshironin lidhje direkte nga Norvegjia për në Kosovë, dhe lidhja u realizua.
Pas shumë vitesh qëndrimi në kamp të azilkërkuesve, u bë publik në Dagsrevyen/(lajmet qendrore në TV-NRK) rasti i Fahri Aruqit që ishte i sëmurë rënd dhe që shteti vendosi ta kthente mbrapa për në Kosovë. Pensionisti Kristian Nordberg e pa reportazhin në TV, në shtëpinë e tijë. Dhe aty për aty Nordbergu vendosi ta ndihmonte këtë djalosh që ishte i sëmurë rënd. Ai i detyroi mjekët në spitalin qendror në Ulevoll të operojnë Fahriun. Nordbergu ishte ai i cili mori përsipër të gjitha shpenzimet e nevojshme për operacione, avokat, mësues etj. Shemi ishte ai që e bëri të gjithë këtë publike, dhe bëri pikërisht atë që duhet të bëj një gazetarë, ai i zgjati dorën dhe ndihmoi ata që ishin të pa fuqishëm dhe që kishin nevojë për ndihmë.
Nëpër shumë reportazhe të Shemsiut kemi përcjell luftën e Aruqit dhe Noordbergut që bëhej kundër burokracisë së shtetit, deri në momentin kur shteti u dorëzua dhe i dha qëndrimin Aruqit. Gjithashtu kemi përcjell edhe reportazhin kur pas shumë vitesh me lot në sy, Fahri Aruqi takoi nënën e tij në Kosovë.
Para 14 ditësh dëgjuam edhe për Arian Troshupa nga Kosova në Fredrikstad, që së bashku me 199 shqiptarë tjerë ishin mbetur të mbyllur në Norvegji për arsye se drejtoria për të huaj e shtetit norvegjez nuk pranonte dokumentet e Kosovës, dhe ata nuk kishin mundësi të sillnin tjera dokumente nga Kosova. Kështu 199 veta pa dokumente, në princip njerëz pa shtetësi, mbaheshin nga shteti të bllokuar pa të drejt udhëtimi. Një nyje e burokracisë, që për ne norvegjezëve që kemi mundësi të shkojmë në Suedi kur të dëshirojmë është vështirë ta kuptojmë. Po ishte Shemsi Bunjaku që konfrontoi drejtorin për të huaj dhe bëri publikë rastin. Ditën e djeshme 22.01.2009 pas shtatë vitesh pritje, u rregullua problemi i Arianit dhe besa edhe i gjithë shqiptarëve tjerë që gjendeshin në të njëjtën situatë.
Fatkeqësisht shumë rrallë ndodhë që neve në këtë pjesë të tokës të mundemi si gazetar me rrahë gjykës e të themi se puna jonë e gazetarit ka krijuar ndryshime në shoqëri. Shemsi Bunjaku mund ta bëjë këtë sepse ai po krijon ndryshime pozitive në shoqërinë tonë.
Vetë Shemsiu është aq i afërm dhe i thjeshtë sa që kurrën e kurrës vetë nuk do dilte e të rrihte gjoks apo të lavdërohej për punën e mirë që e bënë. Kjo është arsye që po tregoi unë për Shemsiun.
Textin në origjinal norvegjisht mund ta lexoni këtu
Shikoni me vemendje disa nga programet e tij të shfaqura në NRK programe qe patën jehonë në opinion norvegjez por edhe ne zgjidhjen e problemeve jetësore të protagonistëve në temë:
Shemsiu është i njohur edhe për programe të cilat ka filmue në Kosovë dhe jonë shfaq në NRK,sidomos programi festiv në ditën e shpalljes së pamvarësisë.
Shemsiu ju doli në ndihmë edhe televizioneve kosovare kur ishin në Norvegji ,këtu në foto me reporterin e RTV 21 Valon Bajramin duke filmue Oslon
sh.r /kosovalbaner.com/
shtesë nga 23.04, Shemsi Bunjaku në Afrikë dhe mysafir në “dagens revy”(emison qendror i lajmeve)ne NRK






