Hyrje » Lajmet » Kosova »

Nga 12 Prilli, viza për Britani të Madhe, edhe në Prishtinë

 

Prishtinë 23 mars- Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka vendosur që duke filluar nga 12 prilli të japë viza edhe në Prishtinë. Përmes një njoftimi për media, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar sqaron se që nga kjo datë, qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të udhëtojnë për vizë në Shkup të Maqedonisë. Aplikimi për vizë do të bëhet në Prishtinë në të njëjtën mënyrë sic behet aktualisht në atë të Shkupit. Madje edhe rezervimet e kohës për dorëzimine dokumenteve bëhen përmes linkut të vecantë që mund të gjendet në faqen e internetit të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar. Ambasada sqaron sedorëzimi i dokumenteve do të behët në Prishtinë, kurse ato më pas do të dërgohen në Shkup ku do të vendoset nëse personi do të marrë vizë ose jo. Më pas dokumentete kthehen në Kosovë dhe qytetari ksoovar do t’i marrë ato në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë. Deri më tash qytetarët e Kosovës për të marër viza për në Britaninë e Madhe është dashur të udhëtojnë në vendet fqinje me Kosovën. Përndryshe, disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian ka kohë që kanë filluar të japin viza në Prishtinë.   / Zhurnal /

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com