Masakrohet pas fotove në rrjetin social

 

Paul Bristol e goditi 20 herë me thikë ekonomisten Camille Mathurasingh pasi ajo kishte vendosur në FB fotot më të dashurin Besim Haxhia.
Ish i dashuri i saj Paul Bristol është dënuar me 22 vite burg pasi mbërriti në Londer nga ishujt Karaibe për t’u hakmarrë ndaj saj pasi pa në FB fotot me të dashurin shqiptar.
Ai e kreu vrasjen pasi ish e dashura i tha se gjithçka mes tyre kishte marrë fund dhe se ajo kishte nisur një lidhje të re.
Duke lexuar masën e dënimit gjykatësi Timothy Pontius tha: është më se e qartë se xhelozia ishte motivi i vetëm që ju shtyu ta vrisnit ish të dashurën tuaj pasi mendonit se asnjë mashkull tjetër nuk mund ta zinte vendin tuaj si i dashur në jetën e viktimës.

Në shkurt të vitit të shkuar viktima nisi një lidhje të re dashurie me emigrantin Besim Haxhia duke postuar disa foto në FB pa e ditur se ato foto do të ktheheshin në motivin e një krimi makabër.

Një ditë përpara takimit me ish të dashurin ajo i dërgoi një mesazh në telefon Haxhisë ku i thoshte: “Mbase siqeriteti nuk ka asnjë kuptim por është me rëndesi për mua ta kem zemrën dhe mendjen e pastër për gjërat që do të pasojnë”, duke i lënë të kuptohej se ajo duhej të takohej me ish-të dashurin për t’i treguar lidhjen e re që kishte nisur.

Ky ishte mesazhi i fundit që Besim Haxhia do të merrte nga e dashura, pasi ajo një ditë më pas do të goditej 20 herë me thikë në qafë, kraharor, shpinë, dhe në këmbë nga ish-i dashuri i cili tentoi të kryente vetëvrasje duke u përplasur me një makinë.

Shprendaj
 
 

0 Komente

Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com