Shpëtimi – shqiptari që shpëton botën nga kafshimet e rrezikshme

 

Gjenevë, 8 shkurt – Ditëve të fundit në Zvicër qentë të racave të ndryshme, sidomos ata të racës « Pitbull » janë bërë të rrezikshëm. Këtë e dëshmojnë edhe ankesat e shumta, gati të përditshme, të qytetarëve tek policia. Qentë tashmë janë bërë edhe temë debati nëpër mediat e konferencave të ndryshme në Zvicër i cili vend numëron më se 560 mijë qenë apo gati çdo i dhjetë qytetarë në Zvicër posedon nga një qen, ku nuk kalon javë të mos sulmohen apo kafshën nga një apo dy apo tre fëmijë.

Por, si duket me zbulimin e ri botëror të proteza të dhëmbëve antik-kafshim të qenve pengon rreziqet nga qentë e rrezikshëm. . Autor i këtij zbulimi epokal kemi kuptuar mbrëmë nga televizioni zviceran (TSR) se është një i ri shqiptar me emrin Shpëtim Shaqiri nga Tetova (Odri). Novatrisin e ri shqiptar 28 vjeçar mbrëmë në lajmet kryesore të televizionit zviceran (TSR) ky televizion e prezantoi si shpëtues të zviceranëve nga qentë e rrezikshëm.

Motivet humane nganjëherë e shtyn njeriun të bëjë mrekullira. I tillë është edhe rasti me të riun 28- vjeçar, Shpëtim Shaqirin, me prejardhje nga fshati Odri i komunës së Tetovës, me qëndrim në Zvicër. Si duket nga ajo që do të shpjegojmë në këtë shënim për te: edhe vet emri i tij Shpëtim sikur e arsyeton veprimin e tij human prej një Shpëtimtari të vërtetë.
Ti kthehemi rastit: Shpëtimi i prekur thellë nga një ngjarje tragjike para katër vitesh (më 1 dhjetor 2005) në fshatin Oberglatt të Cyrihut, kur tre qej të rasës Pitbull kafshuan për vdekje një fëmijë 6 vjeçar, bënë që ky të jetojë në ankth, duke menduar për një lloj zbulimi që parandalon tragjeditë e tilla. Zaten nuk ishte ky vetëm shqetësim i këtij të riu, por edhe i qarqeve qeveritare e mbarë opinionit zviceran. Porse për ta zbuluar mjetin që parandalon këtë rrezik ishte pikërisht ky i ri shqiptar, zbulimi i të cilit nxiti interesim të jashtëzakonshë m edhe jashtë Zvicrës. 

Në saje të një kontakti me bashkatdhetarin tonë, Shaqir Zili në Lozanë, mësuam për këtë zbulues të ri, por edhe për faktin se familja e tij në fshatin Odri të Tetovës, tradicionalisht ka treguar shkathtësi për zbulime të reja, madje duke e zbuluar edhe qerren e parë me rrota gome në rrethinën e Tetovës.  Do theksuar edhe faktin se  “tung.ch” është gazeta e parë shqiptare që vuri kontakt me Shpëtimin,  për të biseduar për motivet, rrjedhën dhe finalizimin e këtij produkti, aktualisht në tregun zviceran, e me gjasë për shkak të rëndësisë e interesimit, edhe përtej Atlantikut që zbuluesi ynë të demonstrojë produktin e tij edhe në Amerikë e gjetiu.

Parimi human i parapriu atij teknik
Nisur nga parimi human: «Se asgjë nuk është e pamundur!” për të parandaluar tragjeditë e kësaj natyre, siç ishte vdekja e një fëmije që nuk arriti të shijojë jetën, më tronditi në shpirt, por edhe mendimi se tragjeditë e tilla mund të përsëriten, më shtoi idenë se diçka duhej bërë për parandalimin e dramave të tilla njerëzore. Kjo bëri që unë me gruan time, Rushadijen, që është teknike e dhëmbëve, t’i përvishemi projektit trevjeçar, tash deklaron Shpëtimi për gazetën tonë.

Zbulimi i Shpëtim Shaqirit përbën një mbrojtëse plastike të dhëmbëve që pengon kafshimin e qenve dhe e bënë atë të parrezikshme. Bashkë me të shoqen, pas shumë testimeve, arritën të zbulojnë dhe prodhojnë këtë lloj mbrojtëse, gati të ngjashme me atë që përdorin boksierët në ring.

Zbulim që pakëson rastet aksidentale
Nga biseda me Shpëtimin, mësojmë se kjo shpikja ndryshon shumë gjëra edhe në aspektin mjekësor, sepse do të ketë më pak raste aksidentale të paraqitura edhe në ambulanca e spitale nga kafshimet e rrezikshme të qenve. Pos që do të pakësohen incidentet që ndodhin nga sulmi i qenit, bëhet edhe më e lirë jeta e qenve. Ju e dini se tash nga viti 2000, në kombet e modernizuara nuk ka shumë dallim nga qeni apo fëmija, për atë interesi nacional dhe internacianal është shumë i madh për këtë lloj kafshe. Ndaj edhe synimi ka qenë që me një të rënë, siç thotë populli të arrihen dy qëllime: Krahas mbrojtjes së fëmijëve, të mbrohen edhe vet qejt, si qenie të pandashme në mileniumin e tretë. Për dallim nga maska tradicionale, që u shkakton shumë vështirësi, qentë me vendosjen e mjetit të shpikur nga Shpëtimi mund të ushqehen, të pinë, madje dhe luajnë edhe me top. Gjë që kjo mund të shihet edhe në një episod të filmuar, gjatë trajnimit të modelit të prodhuar. Me të përfunduar të shëtisë mjeti mbrojtës u hiqet qejve nga goja dhe ata vazhdojnë jetën normale.

Testimi në disa faza e vende
Pas disa hulumtimeve, Shpëtimi zbuloi se ideja e tij ende nuk kishte gjetur askund zbatim praktik, ndaj edhe ai menjëherë i përvishet kësaj licence që zgjati një periudhë mjaft të gjatë. U bënë shumë testime me qenë, porse Shpëtimi ishte këmbëngulës dhe entuziast në realizimin e idesë së tij novatore. Testimit u bënë me shumë qenë në qendra të ndryshme stërvitjeje, si në Zvicër, Francë e gjetiu. Tash ky novacion i zbuluar dhe i prodhuar nga qifti bashkëshortor është nxjerr në treg përmes firmës “Saciri AG”, porse u këshillohet pronarëve që paraprakisht të bëhen matjet (sipas madhësisë së qenve).

Para se të arrijë në treg ky novacion mjaft sensacional, ai është testuar në disa faza, madje edhe janë bërë disa modele derisa është arritur deri tek ai më i përshtatshmi. Puna zbuluese bashkë me atë testuese u zhvillua në disa faza teknike, derisa u arrit përsosja e prodhimit nga shpikja që u bë. Ai u testua e u provua në institutet gjegjëse (anomale) në Zvicër, madje edhe ne Universitetin e Bernës, ku Shpëtimi ka qenë i kontaktuar nga shumë veterinarë e ekspertë që merren me mbrojtjen e kafshëve deri në nivel të doktorëve të shkencave e deputetëve në nivel kantonal e federal. Mësuam se Shpëtimi, përkrahjen më të madhe për zbulimin e tij e pati prej një eksperti me renome ndërkombëtare: Prof Dr Samuel Debrot, Kryetari i Shoqërisë për Mbrojtjen e Kafshëve në Lozanë,  njëherazi Profesor i Mjekësisë Veterinare në Universitetin e Bernës, i cili në vazhdimësi e përcolli dhe e propagandoi patentën e zbuluesit të ri shqiptar. Po ashtu patenta u testua edhe në qendra përkatëse të armatës zvicerane, ku bëhet trajnimi i qenve. Kjo mbështetje e përkrahje zgjati deri para pak ditësh, kur ky zbulim doli në shitje, përmes firmës së që themeloi ky qift bashkëshortor.

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com